Banka e Re e Zhvillimit në fokus të takimit të BRIKS-it

2017-06-20 18:18:04 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:共识---[gòng shí]---Konsensus

Takimi i dytë i ministrave të Financave dhe guvernatorëve të Bankave Qendrore të BRIKS-it, u zhvillua të hënën në Shangai. Vendet anëtare të bllokut, theksuan nevojën për forcimin e mëtejshëm të koordinimit të politikave makroekonomike dhe nxitjen e rritjes ekonomike të bllokut të BRIKS-it e të botës, ndërsa zotuan për thellimin e bashkëpunimit nën sistemin financiar të G20-s.

Venet e BRIKS-it ranë dakord në takimin e Shangait për të nxitur Bankën e Re të Zhvillimit për të luajtur një rol të rëndësishëm në platformën e bashkëpunimit. Në dy vjet pas themelimit të kësaj banke janë miratuar 7 projekte me një kapital të përgjithshëm kredie prej 1.55 miliardë dollarësh, ndërsa janë emetuar 3 miliardë juanë obligacione.

Vendet e BRIKS-it ndeshen gjerësisht me kërkesa të mëdha për përmirësimin e shërbimeve publike e të infrastrukturës.

Disa vende kanë nxitur modelin PPP (bashkëpunimi mes kapitalit qeveritar e atij privat) për të tërhequr fonde në fushën e shërbimeve publike e të infrastrukturës.

Por këto vende kanë nivele të ndryshme të zhvillimit të këtij modeli dhe nuk kanë krijuar ende një sistemin bashkëpunimi e shkëmbimi. Si kryesues i radhës i BRIKS-it, Kina paraqiti propozimin për bashkëpunim në fushën e partneritetit publik privat.

Ministri i Financave i Afrikës së Jugut Malusi Gigaba, theksoi se takimi i ministrave të Financave e guvernatorëve të Bankave Qendrore të BRIKS-it ka pasur rezultate të dukshme, ndërsa foli posaçërisht për forcimin e rolit të Bankës së Re të Zhvillimit:

"Kemi rënë dakord për nxitjen e rritjes ekonomike. Ne ndeshemi me sfidën e proteksionizmit tregtar, por brenda BRIKS-it, jemi si një njësi e tërë dhe po bëjmë përpjekje për të shtuar tregtinë mes nesh. Tani ne duhet të sigurojmë zgjerimin e projekteve të investimeve nën kornizën e Bankës së Re të Zhvillimit për të nxitur ndërtimin e infrastrukturës dhe rritjen ekonomike." (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore