Rodeina, palestinezja e zellshme në kampin e refugjatëve

2017-06-19 16:48:12 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:难民---[nán mín]---Refugjat

Sipas të dhënave të OKB-së, numri i refugjatëve palestinezë të regjistruar ka arritur në mbi 5 milionë. Në prag të Ditës Botërore të Refugjatëve më 20 qershor, korrespondenti i Radios së Jashtme të Kinës, vizitoi shtëpinë e Rodeina-s në kampin e refugjatëve në Palestinë.

Rodeina tregoi se gjyshi i saj banonte fillimisht në qytetin e lashtë Jaffa buzë Mesdheut. Pas shpërthimit të Luftës së Parë të Lindjes së Mesme në vitin 1948, trupat izraelite e dëbuan familjen e saj. Tani familja e Rodeinas banon në kampin e refugjatëve Ein Beit al-Maa.

I ati i saj, 55-vjeç lindi dhe u rrit në këtë kamp refugjatësh. Në fillim, ata banuan në çadra të thjeshta dhe me shtimin e popullsisë, u ndërtua gradualisht kampi i refugjatëve me ndërtesa të vogla prej tulle. Familja e Rodeinas dhe familja e dajës së saj, rreth 20 veta gjithsej, banojnë bashkërisht në një ndërtesë të vogël trekatëshe.

Fëmijët në kampin e refugjatëve kanë vështirësi të gjejnë punë. Ndër vëllezërit e motrat e Rodeinas, vetëm dy vëllezër kanë punë të rregullt. Rodeina nuk e ka humbur besimin për jetën dhe vijon studimet pasuniversitare nëpërmjet internetit, ndërsa ka gjetur punë në një sallon bukurie të hapur nga kinezja Li Yuelian.

"Në fillim ne kërkuam vetëm një pastruese dhe i dhamë pagë shumë të ultë. Por Rodeina punon shumë me zell dhe ka shprehur dëshirë të mardhe për të mësuar më shumë. Pas dy muajve, ajo i zotëroi pothuajse të gjitha punët në sallon. Unë shtova pagën të saj dhe e përgatita për të pritur klientët. Tani ajo është punonjësja nr.1 e sallonit."

Rodeina punon me shumë përpjekje dhe shpreson se kjo punë do t'i ndryshojë fatin:

"Megjithëse jetoj në kampin e refugjatëve, shpresoj të ndryshoj fatin nëpërmjet studimeve e punës. Ky sallon kinez bukurie është shumë i mirë dhe pronari me trajton shumë mirë. Tani unë studioj e punoj duke lehtësuar barrën e familjes. Dua t'ju them vajzave të tjera në kampin e refugjatëve që të mos gjunjëzohen para vështirësive, ne kemi ideale dhe duhet të kërkojmë më shumë raste studimi e pune." (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore