Maj, ekonomia kineze vazhdon rritjen e qëndrueshme

2017-06-15 17:15:32 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:国民经济---[guó mín jīng jì]---Ekonomia kombëtare

Zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës Liu Aihua u shpreh të mërkurën në Pekin se ekonomia kombëtare kineze vazhdon prirjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të përmirësimit. Oferta dhe kërkesa kanë qenë të qëndrueshme, gjendja e punësimit vazhdon të përmirësohet, çmimet e mallrave kanë shënuar një rritje të lehtë dhe gjendja ekonomike e ndërmarrjeve vazhdon të përmirësohet.

Sipas të dhënave statistikore, në maj të këtij viti, import-eksporti i Kinës u rrit 18.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo rritje e kaloi atë të muajit të kaluar prej 2.1%. Tatimi mbi vlerën e shtuar në sektorin industrial vendit arriti në 6.5% dhe indeksi i shërbimeve kombëtare u shtua 8.1%. Shpejtësia e rritjes mesatare u barazua me atë të muajit të kaluar. Nga janari deri në maj, shpejtësia e rritjes së investimeve në pasurinë e paluajshme ka shënuar rënie.

Sipas zëdhënësit Liu Aihua, në maj, ekonomia kombëtare ka vazhduar prirjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të përgjithshëm, duke u shfaqur 4 karakteristika:

"Së pari, prodhimi dhe kërkesa janë të qëndrueshme. Në maj, vlera e përgjithshme e mallrave të shitura me pakicë u shtua 10.7%. nga janar deri në maj, investimet u shtuan 8.6%, duke ruajtur një gjendje të qëndrueshme relativisht. Tregtia e jashtme në maj vazhdoi përmirësimin e treguesve. Kërkesat e brendshme dhe të jashtme nxitin rritjen ekonomike, e cila është relativisht e qëndrueshme.

Së dyti, punësimi u përmirësua në vazhdim. Sipas të dhënave statistikore nga sektorët përkatës, në 5 muajt e parë, janë shtuar 5.99 milionë vende të reja pune në qytet, duke realizuar 54.4% të objektivit të përcaktuar në raportin e punës së qeverisë prej 11 milionë vende sh të reja pune.

Së treti, rritja e çmimit të mallrave është mesatare.

Së kartërti, u përmirësua gjendja ndërkombëtare."

Sipas parashikimeve të Liu Aihua-s, nga fushat e përkrahjes sektoriale, të forcës së zhvillimit, të rritjes së besimit të tregut dhe të mjedisit të zhvillimit, në gjysmën e dytë të vitit, prirja e përmirësimit ekonomik kinez mund të vazhdojë.

"Së pari, baza e zhvillimit sektorial është më e qëndrueshme, meqenëse sektori i shërbimit zuri gjysmën e GDP-së, në tremujorin e parë. Përveç kësaj, në strukturën e brendshme industriale, teknologjia e lartë, prodhimi i pajisjeve dhe prodhimet e reja u shtuan shumë shpejt, duke ndikuar në rritjen e përgjithshme ekonomike.

Së dyti, në një periudhë afatshkurtër, kërkesa po rritet. Këtë vit, niveli i konsumit ka ruajtur një prirje të qëndrueshme. Në investimet afatgjata, vazhdon industrializimi dhe urbanizimi. Në këtë sfond, ekzistojnë hapësira dhe potenciale të mëdha investimesh ."

Përveç kësaj, Liu Aihua u shpreh se në maj, treguesi i menaxherëve të blerjes është 51.2%, i barabartë me muajin prill, duke ruajtur nivelin për 10 muaj me radhë.

Në ekonominël dhe tregtinë botërore vërehen ndryshime pozitive. Mjedisi i tregjeve të brendshme dhe ndërkombëtare është përmirësuar ndaj Kina ka aftësi, besim dhe kushte për të vazhduar këtë prirje të mirë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore