Kina, thirrje për bashkëpunim në luftën kundër varfërisë

2017-06-14 17:42:16 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:努力---[nǔ lì]---Përpjekje

Në konferencën e 35-të të Këshillit të të drejtave të njeriut të OKB-së, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës, ambasadori Ma Zhaoxu në emër të 140 vendeve pjesmarrëse paraqiti të martën një deklaratë me temën "Përpjekje të përbashkëta për asgjësimin e varfërisë, nxitjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njëriut". Përmes deklaratës i bëhet thirrjekomunitetit ndërkombëtar, që nëpërmjet bashkëpunimit të ndërtohet një botë pa varfëri, duke nxitur dhe mbrojtur më mirë të drejtat e njeriut.

Kjo deklaratë është iniciuar nga mbi 140 shtete, ku përfshihen kryesisht vendet në zhvillim dhe disa vende të zhvilluara. Ambasadori kinez Ma Zhaoxu mbajti një fjalim, ku theksoi se tani mbi 800 milionë njerëz në botë jetojnë në varfëri, duke shtuar se zhdukja e varfërisë është e rëndësishme për nxitjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Deklarata e përbashkët bazohet në 4 sugjerime:

Së pari, shpejtimi i zhvillimit të vazhdueshëm, nxitja e bashkërendimeve për ndihmë ndaj të varfërve dhe zhvillimeve ekonomike e shoqërore. Respektimi i të drejtave të vendeve të ndryshme për rrugët e zhdukjes së varfërisë dhe zhvillimit të vazhdueshëm.

Së dyti, zbatimi i strategjive baze të ndihmës ndaj të varfërve, forcimi i infrastrukturës në zonat e varfra dhe ofrimi i shërbimeve publike shëndetësore, arsimore e kulturore ndaj të varfërve. Shtimi i vendeve të punës për t'u krijuar të varfërve shanse integrimi.

Së treti, barazi dhe drejtësi shoqërore. Të ndërtohet dhe përmirësohet sistemi i sigurimeve shoqërore, për të garantuar të drejta ndaj grupeve në nevojë, si gratë, fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Së katërti, forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar për ta asgjësuar varfërinë. Ruajtja dhe zhvillimi i modelit të ekonomisë së hapur botërore. Të ndërtohen marrëdhëniet e partneritetit ndërkombëtar me synim përfitimin e përbashkët. Të nxitet bashkëpunimi jug-veri dhe të forcohet ai jug-jug. OKB-ja duhet të luajë rol të rëndësishëm në zhdukjen e varfërisë.

Ambasadori Ma Zhaoxu u shpreh se realizimi i objektaviva të uljes së varfërisë është një rrugë e gjatë, që kërkon bashkëpunimin e komunitetit ndërkombëtar.

Ai shtoi se pas përpjekjeve disavjeçare, Kina realizoi objektivin e nxjerrjes nga varfëria të 700 milionë personave dhe ky është një kontribut shumë i madh i Kinës në fushën e të drejtave të njeriut, në nivel botëror. Kina dëshiron të shpërndajë përvojën e saj të suksesshme të saj te vendet vendet në zhvillim. (Xu Guang/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore