Xi Jinping dhe Putini theksojnë rritjen e rolit ndërkombëtar të OBSH-së

2017-06-09 14:52:02 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:上合组织---[shàng hé zǔ zhī]---OBSH

Presidenti kinez Xi Jinping që po viziton Kazakistanin për të marrë pjesë në takimin e 17-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, takoi të enjten në mbrëmje presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Ky është edhe takimi i dytë u udhëheqësve këtë vit. Gjatë takimit ata u shprehën se dëshirojnë të nxisin zhvillimin e mëtejshëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Muajin e kaluar presidenti Xi Jinping dhe zoti Putini u takuan në Pekin gjatë Forumit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë". Që nga viti 2013, pas ardhjes në pushtet të presidentit Xi Jinping, Kina dhe Rusia kanë ruajtur prirjen e shkëmbimeve të ngushta. Sipas statistikave të medieve, Xi Jinping-u dhe Putin-i kanë ruajtur një frekuencë prej pesë takimesh në vit. Kjo tregon se marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik kino-rus kanë ruajtur një nivel të lartë.

Gjatë takimit në Astana, presidenti Xi Jinping theksoi edhe një herë rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve kino-ruse.

"Brenda këtij viti do të kemi shumë raste takimi. Kjo tregon pikërisht lartësinë strategjike dhe qëndrueshmërinë e marrëdhënieve të bashkëpunimit të gjithanshëm midis Kinës dhe Rusisë," tha udhëheqësi kinez.

Ai shtoi se nën gjendjen e ndërlikuar ndërkombëtare, marrëdhëniet kino-ruse patën një zhvillim të mirë që ka ndikuar për qëndrueshmërinë dhe paqen e botës.

"Ne do të nxitim bashkëpunimin dhe shkëmbimet dypalëshe në një shkallë të re," tha Xi.

Lidhur me samitin e Astana-s, Xi Jinping-u u shpreh se Organizata e Bashkëpunimit të Shangait po ndeshet me shanse dhe sfida të reja zhvillimi, ndërsa kërkoi që udhëheqësit e Kinës dhe të Rusisë të forcojnë shkëmbimet dhe koordinimet, për të konsoliduar bashkimin e vendeve anëtare dhe të zmadhojnë bashkëpunim nën kornizën e organizatës.

Nga ana e tij, presidenti Putin u shpreh se Rusia dhe Kina, si dhe vendet e tjera anëtare të OBSH-së, duhet të përpiqen së bashku për të luajtur një rol më të madh në çështjet ndërkombëtare.

Gjatë takimit të djeshëm në Astana, udhëheqësit e të dy vendeve shkëmbyen gjithashtu mendime mbi probleme të tjera ndërkombëtare dhe rajonale.

Mrekulli
Lajmet Kryesore