Samiti i Mediave Aziatike zhvillohet në Qing Dao

2017-06-08 16:45:19 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 媒体---[méi tǐ]---media

Në kohët e sotme, janë rritur kërkesat e publikut për cilësinë e programeve të ndryshme mediatike. Realizimi i programeve me cilësi të lartë u diskutua të mërkurën, gjatë "Samitit të Mediave Aziatike, 2017" të organizuar në qytetin bregdetar të Kinës Lindore, në Qingdao.

Zv./kryeredaktorja e përgjithshme e Radios së Jashtme të Kinës, Li Ping, tha gjatë samitit se programet me cilësi të lartë duhet të krijohen në bazë të vlerave përgjithshme shoqërore dhe të interesave të shumicës së publikut. Ajo theksoi se realizimi i programeve kërkon bashkëpunimin e vazhdueshëm të prodhuesve dhe publikut. "Efektet e programeve do të jenë më të mirë, nëse do të takoheshin në një pikë të prodhuesit dhe konsumatorët," theksoi Li.

"Sot kemi diskutuar strategjinë e programeve me cilësi të lartë. Duhet t'iu kushtojmë vëmendje jo vetëm mediave tradicionale, pasi ato nuk mund t'i shërbejnë me efikasitet publikut tonë. Në strategjinë e sotme të programeve me cilësi të lartë, koncepti, përmbajtja dhe modeli i programeve duhet të pasqyrojnë plotësisht karakteristikat e zhvillimit të mediave të reja. Duhet të marrim më shumë parasysh kërkesat dhe përvojat e konsumatorëve të programeve, duhet t'i kushtojmë vëmendje më të madhe efekteve praktike të transmetimit."

 

Drejtori për Rajonin e Azi-Paqësorit i kompanisë Netflix, Guo Youquan, e lidhi rritjen e cilësisë së programeve me shfaqjen e tyre në gjuhën amtare të publikut që i drejtohet. Ai solli si shembull shfaqjen në Singapor të dramës televizive kineze "Perandoresha në Pallatin e Dimrit" e përkthyer në gjuhën angleze. Vetëm në këtë mënyrë programi tërhoqi vëmendjen e publikut singaporas.

Guo shtoi se pas përpunimit në gjuhën amtare, filmat dhe telenovelat mund të shfaqen në vende të ndryshme të botës, duke gëzuar sukses të paimagjinueshëm ndërkombëtar.

Drejtorja e redaksisë së anglishtes e Agjencisë së Lajmeve Sputnik, Alina Malinovskaya, theksoi rëndësinë e zhvillimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare për prodhimin e programeve me cilësi të lartë.

Agjencia Sputnik ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me uebsajtin kinez www.huanqiu.com. Të dyja palët do të shkëmbejnë materiale dhe informacione në gjuhën angleze dhe kineze.

Malinovskaya tha se "transmetimi nëpërmjet bashkëpunimit" e ka ngritur cilësinë e programeve dhe ka tërhequr më shumë publik nga Kina.

Samiti i Mediave Aziatike u organizua për herë të parë në vitin 2004 nga "Organizata e Zhvillimit e Radiove të Azi-paqësorit".

Në takimin e sivjetshëm, morën pjesë 450 përfaqësues nga 48 vende dhe 7 organizata ndërkombëtare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore