Dita Botërore e Mjedisit, kinezët praktikojnë "jetesën e gjelbër"

2017-06-06 15:39:45 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:环境---[huán jìng]---Mjedis

5 qershori shënoi fillimin e veprimtarive për Ditën e 46-të Botërore e Mjedisit, me temë kryesore në Kinë: "Malet e gjelbëruar dhe uji i kthjellët janë pasuri". Veprimtaritë e zhvilluara në të gjithë vendin kishin si qëllim ta ndërgjegjësonin publikun për një jetesë të gjelbër.

Ndërkohë "Ekspozita e Teknologjisë së Re e Mbrojtjes së Mjedisit" e zhvilluar në Nanjing, kryeqendrën e provincës Jiangsu, tërhoqi mbi 270 ndërmarrje nga 11 vende të botës.

Aktualisht Kina ka rregulla të ashpra për ndërtimin e komplekseve të industrisë së rëndë, leja për të cilat duhet të miratohet nga disa organe të ndryshme të cilat përcaktojnë deri dhe modelin e teknologjisë që mund të përdoret dhe administrimin. Sipas ligjit, drejtuesit e këtyre komplekseve industriale mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë para ligjit, në rast të ndodhjes së aksidenteve me pasoja negative për mjedisin.

Në ekspozitën e mbajtur nën Nanjing, hartuesi i Projektit Studimor të Mjedisit të provincës Jiangsu, zoti Qian Yi, paraqiti konceptin e "mirëmbajtjes së gjelbër", sipas të cilit duhet të zhvillohet ofrimi i shërbimeve të integruara të mbrojtjes së mjedisit për parqet industriale dhe ndërmarrjet e industrisë kimike, duke filluar nga planifikimi, projektimi dhe deri në administrim e kontrollin e ndotjes.

Përveç në Nanjing-ut, edhe disa krahina të tjera zhvilluan aktivitete për nxitjen e "jetesës së gjelbër". Aktualisht Kina është vendi më i madh i postës së shpejtë dhe provinca Guangdong, si ndër më të përparuarat në këtë sektor, vetëm në vitin e kaluar shkaktoi mbi 1 milionë e 524 mijë tonë mbeturina paketimi, të cilat iu shtuan sistemit të mbeturinave të qytetit.

Prandaj në veprimtaritë e Ditës Botërore të Mjedisit, provinca Guangdong nxiti konceptin e furnizimit të gjelbër, nëpërmjet integrimit të sektorëve të ndryshme për zgjidhjen e problemit të ndotjes nga mbetjet e paketimit.

Në provincën Jiangxi të Kinës, u vendosën në shumë shkolla fillore kosha për ndarjen e mbeturinave sipas materialeve, të cilat nxënësit mund t'i shkëmbejnë me materiale mësimore. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore