Kina dhe Gjermania zgjerojnë hapjen ndaj njëra-tjetrës

2017-06-02 14:48:04 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 开放---[kāi fàng]---Hapja
Me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel, kryeministri i Kinës Li Keqiang bëri një vizitë zyrtare në Gjermani nga 31 maji deri në 1 qershor dhe ishte i pranishëm në takimin vjetor të kryeministrave kino-gjerman.
Në konferencën e përbashkët të shtypit pas takimit, Li Keqiang u shpreh se duhet të shpejtohet procesi i bisedimeve të marrëveshjes së investimeve Kinë-BE, pasi kjo është në favor të hapjes ndaj njëra-tjetrës dhe të hapjes të barabartë, si dhe në favor të zgjerimit të shkallës së investimeve.Dy partnerët tregtarë Kinë-BE duhet të diskutojnë mundësinë e krijimit të zonës së tregtisë së lirë.

Li Keqiang nënvizoi se Kina është e gatshme të punojë me palën gjermane për respektimin e lehtësirave dhe favorizimit të tregtisë, të nxitin aktivisht globalizimin ekonomik, të zgjidhin siç duhet sfidat gjatë rrugës dhe të bëjnë përpjekje të përbashkëta për përparimin njerëzor.


Li theksoi se Kina do të përmbushë zotimet, do të ndjekë rrugën e zhvillimit të gjelbër, me lëshim të ulët karboni dhe me zhvillim të vazhdueshëm, për të arritur objektivin e përbashkët të zhvillimit të vazhdueshëm të vitit 2030.
Nga ana e saj, Merkel tha se pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-gjermane prej 45 vjetësh, Kina është bërë partnerja më e rëndësishme e bashkëpunimit për Gjermaninë dhe se dy vendet kanë shkëmbime të ngushta në fushat politike, ekonomike, kulturore, shkëmbimet njerëzore etj., si dhe bashkëpunim të ngushtë në kozmonautikë, automjete, hulumtime shkencore, produktet inteligjente etj. Nën kushtet e rritjes së paqartësive në botë, Gjermania dhe Kina kanë përgjegjësi të forcojnë marrëdhëniet e partneritetit strategjik dhe të thellojnë bashkëpunimin. Pala gjermane është e gatshme të punojë me Kinën për ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore, të respektimit të tregtisë së lirë etj.


Po atë ditë paradite, Li dhe Merkel ishin të pranishëm në nënshkrimin e mbi dhjetë dokumenteve të bashkëpunimit dypalësh në fushat e ekonomsë, tregtisë, automjeteve me energji të re, bashkëpunimit tripalësh, financë, inteligjencë artificiale etj. (Vera)
 
Mrekulli
Lajmet Kryesore