Kina dhe Gjermania, partnerët e besueshëm bashkëpunimi

2017-06-01 14:31:19 CRI Komenti juaj Printoni

会晤---[huì wù]---Takim

Kryeministri i Kinës Li Keqiang mori pjesë më 31 maji në takim vjetor të krerëve të qeverive të Kinës dhe Gjermanisë, së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Gjatë takimit Li keqiang u shpreh se marrëdhëniet kino-gjermane kanë njohur një zhvillim të shpejtë, së bashku me shkëmbimet e nivelit të lartë, investimet dhe tregtinë dypalëshe.

Ai bëri thirrje që nën gjendjen e tanishme ndërkombëtare të rigjallërimit të ngadaltë ekonomik dhe rritjes së prirjes së proteksionizmit, Kina dhe Gjermania duhet të vazhdojë të thellojnë besimin dhe respektin e ndërsjellë për të konsoliduar bashkëpunimin e dhe shkëmbimet e ngushta, nxitur tregtinë e lirë dhe lehtësimin e investimeve.

Kryeministri kinez theksoi gjithashtu zbatimin e protokollit të anëtarësimit të vendit të tij në Organizatën Botërore të Tregtisë. Kjo sipas tij do t'i shërbejë stabilitetit në marrëdhëniet kino-gjermane si dhe atij rajonal e botëror.

Nga ana e saj, kancelarja Merkel tha se Gjermania është partneri më i besueshëm i bashkëpunimit i Kinës, ndërsa theksoi se marrëdhëniet dypalëshe mbeten të forta dhe në nivelin më të lartë historik.

"Kina dhe Gjermania duhet të forcojnë dialogun në fushën e investimeve, financave, prodhimit të të automjeteve me energji të re, shëndetësisë dhe atë kulturore e njerëzore etj," thekoi Merkel, ndërsa bëri thirrje për lidhjen e strategjisë gjermane "Industria 4.0" me atë "Prodhuar në Kinë 2025" me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit brenda kornizës të G20-s.

"Pala gjermane e vlerëson mbështetjen e Kinës për procesin e integrimit europian dhe pret të arrijë rezultate pozitive në takimin e 19-të të udhëheqësve të BE-së dhe Kinës".

Li Keqiang vuri në dukje se ekonomia e Kinës dhe ajo e Gjermanisë plotësojnë njëra-tjetrën.

"Kina është e gatshme për lidhjen e strategjive në mënyrë të barabartë duke plotësuar interesat e përbashkëta," tha Li.

Li tha se Kina dhe Gjermania duhet të vazhdojnë të konsolidojnë besimin e ndërsjellë dhe të forcojnë bashkëpunimin, kundrejt prirjes në rritje të proteksionizmit. Ai gjithashtu i bëri thirrje Gjermanisë për të ndihmuar në marrjen e një certifikate autorizimi ajror nga Bashkimi Europian për avionin C919 të prodhuar së fundi nga Kina.

Kina gjithashtu u zotua ta mbështesë Gjermaninë për të organizuar Samitin e G20-s, për të nxitur përmes tij, qeverisjen ekonomike globale dhe rritjen e fortë, të qëndrueshme dhe të balancuar të ekonomisë.

Kryeministri Li Keqiang përsëriti të mërkurën mbështetjen e Kinës për procesin e integrimit europian. Si një partner strategjik gjithëpërfshirës i Bashkimit Europian, Kina shpreson të shohë një Europë solidare, të begatë dhe të qëndrueshme, gjë që do t'i shërbejë sistemit shumëpalësh botëror dhe globalizimit ekonomik.

Mrekulli
Lajmet Kryesore