Raporti, OBSh-ja thekson dëmet e duhanit për mjedisin

2017-05-31 17:50:33 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:环境---[huán jìng]---Mjedis

31 maji është "Dita Botërore pa duhan". Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar si temë "Duhani, kërcënim ndaj zhvillimit". Të martën, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi në Gjenevë një raport tematik, në të cilin theksohet kërcënimi i duhanit ndaj mjedisit dhe zhvillimit të vendeve të ndryshme, duke bërë thirrje për marrjen e masave më të rrepta të kontrollit.

Në raportin e publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë u dha për herë të parë një analizë për marrëdhëniet midis duhanit dhe mjedisit. Koordinuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Vinayak Prasad, u shpreh se të gjithë e dinë dëmin duhanit ndaj shëndetit dhe ekonomisë, por pak i dinë dëmet që duhani shkakton ndaj mjedisit.

Në të raport përshkruhen hollësisht dëmet e duhanit në çdo fazë, që kultivimi deri në konsum. Raporti merr si shembull zënien e sipërfaqeve të mëdha të tokës dhe të harxhimin e burimeve ujore për kultivimin e duhanit. Gjithashtu përdoren edhe shumë pesticide, tharja e duhanit dhe prodhimi i tij lëshojë shumë gaze serrë, ndërkohë që pirja e duhanit dëmton rëndë mjedisin.

Në raport vihet në dukje gjithashtu se në duhan përfshihen mbi 7000 elemente helmuese, madje edhe shumë elementë kancerogjenë. Ndër mbetjet e grumbulluar në qytete dhe në vijën bregdetare, bishtat e cigareve zënë 30% deri në 40%.

Në fakt kontrolli i duhanit në mbarë botën është përfshirë në rendin e Axhendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm të vitit 2030 të OKB-së. Sipas kësaj axhende, vendet e ndryshme duhet të zbatojnë "Traktatin strukturor të kontrollit të duhanit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë", duke pakësuar deri në vitin 2030 me 1/3 vdekjet nga sëmundjet jongjitëse që shkaktohen kryesisht nga duhani.

Tema kryesore e këtij viti e Ditës Botërore pa duhan, është edhe përpjekje e rëndësishme e njerëzve për realizimin e Objektit të Zhvillimit të Vazhdueshëm. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore