Samiti i G7 zotohet të luftojë terrorizmin

2017-05-29 11:26:45 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:峰会---[fēng huì]---Samit

Samiti i G7-s u mbyll fundjavën e kaluar në Taormina të Italisë. Në takim, liderët pjesëmarrës ranë dakord të ngrenë nivelin e luftës kundër terrorizmit.

Axhenda e ditës së parë përfundoi me një deklaratë të përbashkët kundër terrorizmit. Kurse diskutimet e ditës së dytë u zhvilluan rreth përballimit të ndryshimit klimatik, tregtisë ndërkombëtare dhe problemit të refugjatëve. Komunikata prej gjashtë faqesh që u publikua pas samitit është më shkurtër se fjalimet e liderëve të G7-s.

Siç mësohet, në ditën e parë, gjashtë vende shprehën mbështetje të qarta ndaj "Marrëveshjes së Parisit" mbi ndryshimin klimatik.

Vetëm ShBA-ja deklaroi se i duhet më shumë kohë për të shqyrtuar marrëveshjen. Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh në Twitter se do të marrë vendimin javën tjetër.

Kurse, kryeministri italian Paolo Gentiloni tha se vendi i tij nuk do të bëjë asnjë lëshim mbi Marrëveshjen e Parisit, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh e zhgënjyer për divergjencat që u paraqitën në samit.

Fokusi tjetër i këtij samiti ishte tregtia ndërkombëtare. Vendet europiane si Gjermania, Franca dhe Italia janë pro liberalizmit tregtar. Por, presidenti Trump që gjithmonë bërtet "ShBA-ja e para" dhe idetë e tij të proteksionizmit tregtar, kritikoi pak ditë më parë në Bruksel deficitin tregtar me Gjermaninë. Në komunikatën e samitit pas diskutimeve dyditore, qartësohet se vendet pjesëmarrëse premtojnë ruajtjen e tregjeve të hapur, por kundërshtuan fort tregtinë e pabarabartë ndërkombëtare.

Në samitin që u mbyll të shtunën me pjesëmarrjen e liderëve të G7-s dhe të disa organizatave botërore, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit nga Etiopia, Kenia, Nigeria, Nigeri dhe Tunizia. Në fakt, samiti u organizua në Sicili, ku është edhe ndalesa e parë për në Europë e refugjatëve afrikanë që kalojnë nëpërmjet Mesdheut.

Në komunikatën pas samitit, theksohet gjithashtu se përballimi i krizës së refugjatëve kërkon përpjekje të vendeve të ndryshme dhe koordinim ndërkombëtar. Ndërsa, në rast të garantimit të të drejtave të njeriut të refugjatëve, vendet mund të kontrollojnë edhe zonat kufitare dhe të përpilojnë politika sipas interesave të tyre ekonomike dhe të sigurisë.

Siç mësohet, liderët e G7-s zhvilluan edhe bisedime mbi e Ukrainën dhe Sirinë. Takimi i tyre i ardhshëm do të zhvillohet vitin tjetër në Quebec të Kanadasë. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore