Kina zotohet të shtojë investimet në Polin Jugor

2017-05-23 17:01:47 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:南极---[nán jí]---Poli Jugor

Kina u zotua të shtojë investimet në të ardhmen në Polin Jugor dhe të forcojë aftësinë mbrojtjes dhe shfrytëzimi të tij. Kështu thekson raporti i fundit i Administratës Oqeanike të Kinës për Polin Jugor, i cili gjithashtu parasheh krijimin e një "mjedisi të përbashkët të jetesës".

Sipas raportit, pas zhvillimit mbi 30-vejçar, Kina ka meritë të rëndësishme për shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, ndërtimin e infrastrukturave, studimin shkencor, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e vazhdueshëm.

Zv./kreu i Administratës, Lin Shanqing, tha se tani Kina ka krijuar një sistem të përgjithshëm mbrojtjeje dhe studimi për Polin Jugor, nga toka, ajri dhe deti. Ai shtoi se janë vendosur stacione inspektimi, ndërkohë që po përgatitet vendosja e një stacioni të ri në zonën bregdetare Ros.

Aty Kina do të ndërtojë një bazë për anijen akullthyese të ekspeditave shkencore Xuelong (Dragoi i Dëborës) në vitin 2019, si dhe avionin Xueying 601 me krahë të fiksuar.

Në raport u vu në dukje gjithashtu se nga viti 2001 deri në vitin 2016, Kina ka investuar gjithsej 310 milionë juanë në projekte studimore shkencore në Polin Jugor, 18 herë më shumë se tatali i shpenzuar nga viti 1985 deri në vitin 2000. Në të njëjtën kohë niveli i studimeve shkencore mbi Polin Jugor ka ruajtur prirjen e rritjes së vazhdueshme dhe shkencëtarët kinezë kanë botuar periodikisht punimet shkencore në Indeksin e Citimeve Shkencore (SCI), duke e radhitur Kinën ndër 10 vendet e para në botë.

Përveç këtyre, raporti thekson se Kina ka forcuar edukim shkencor dhe ka krijuar disa zona të mbrojtura administrative, me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe të sistemit ekologjik.

Njëkohësisht Kina marrë pjesë aktivisht në administrimin global të Polit Jugor dhe ka zhvilluar shkëmbime e bashkëpunime të gjera ndërkombëtare, duke krijuar rrjetin e partneritetit e të bashkëpunimit.

Anija akullthyese e ekspeditave shkencore Xuelong dhe avioni Xueying kanë marrë pjesë rregullisht në operacioni shpëtimi.

Në fund të raportit theksohet se Kina, si vend nënshkrues i Traktatit të Polit Jugor, zotohet për shfrytëzimin paqësor dhe shtimin e investimeve për rritjen e aftësisë mbrojtëse dhe të inspektimit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore