NATO-ja nuk do të marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak

2017-05-19 17:25:53 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:战斗---[zhàn dòu]---Luftë

Bashkëpunimi mes NATO-s dhe BE-së ka arritur një nivel të ri, tha të enjten, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ndërsa nënvizoi se aleanca do të vazhdojë të përkrahë goditjen e ekstremizmit të "Shteti Islamik" nën udhëheqjen e SHBA-së, por nuk do t'ju bashkohet operacioneve luftarake në Siri apo Irak.

Deklaratat e Stoltenbergut, u bënë gjatë takimit të Ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Bruksel, ku u diskutua përparimi i bashkëpunimit dypalësh gjatë muajve të kaluar. Në takimin e dhjetorit të kaluar në Bruksel, pjesëmarrësit ranë dakord mbi 40 marrëveshje mbi forcimin e bashkëpunimit mes NATO-s dhe BE-së, duke përfshirë shtatë fusha bashkëpunimi: përballimin e kërcënimit të luftës, veprimtaritë e përbashkëta të sigurisë detare, sigurinë dhe mbrojtjen e internetit, si dhe ndërtimin e aftësisë së mbrojtëse të BE-së.

Sekretari Stoltenberg u shpreh në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të BE-së se bashkëpunimi mes NATO-s dhe BE-së ka arritur një nivel të ri.

Ai nënvizoi se gjatë sulmit kibernetik me virusin "WannaCry", NATO-ja dhe BE-ja lëshuan një alarm të përbashkët për vendet anëtare dhe shkëmbyen informacionet përkatëse.

Grupit të reagimit urgjent të Byrosë së Sigurisë së Internetit të BE-së iu dha qasje e plotë në platformën e shpërndarjes së informacionit të NATO-s, gjë e cila tregoi sipas Stoltenbergut se NATO-ja dhe BE-ja mund të shpërndajnë në kohë informacion mbi sulmet kibernetike.

Samiti i NATO-s do të mbahet më 25 maj në Bruksel dhe një ndër temat kryesore do të jetë bashkëpunimi mes NATO-s dhe BE-së. Sekretari Stoltenberg tha se koha e samtit është e shkurtër, por nënvizoi rëndësinë e takimit, për shkak të pjesëmarrjes së presidentit të ri të ShBA-së dhe atij francez Emmanuel Macron. Ai theksoi se ky samit do të bazohet mbi dy linja kryesore.

"Ne do të diskutojmë veçanërisht dy tema, marrëdhëniet ndëratlantike dhe problemin e ndarjes së shpenzimeve ushtarake. Gjithashtu do të diskutojmë përpjekjet që duhet të bëjë NATO-ja për të forcuar goditjen e terrorizimit."

Në lidhje me goditjen e terrorizimit, presidenti i ShBA-së Donald Trump ka mund t'i bëjë presion NATO-s javën e ardhshme dhe të kërkojë angazhimin e aleancës në Siri, Irak dhe Afganistan.

Kur Stoltenberg-u iu përgjigj pyetje të gazetarëve, ai tha se NATO-ja po zhvillon diskutim mbi këtë çështje, por deri tani nuk ka asnjë rezultat.

"Për ne, gjëja më e rëndësishme është vazhdimi i përkrahjes për të goditur terrorizimin nëpërmjet zbulimit ajror dhe trajnimeve. NATO-s nuk i është kërkuar me çdo kusht të marrë pjesë në operacionet luftarake në Siri apo Irak, prandaj një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë." (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore