Banka kineze do të ofrojë më shumë financime për projektet e ndërtimit "Një Brez, Një Rrugë"

2017-05-12 21:19:33 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:银行---[yín háng]---Bankë

Që nga paraqitja e propozimit të nismës"Një Brez, Një Rrugë", industria bankare e Kinës ka ofruar shumë financime për projektet përkatëse. Zëvendëskryetari i Shoqatës së Bankave të Kinës, Pan Weiguang deklaroi të entjen në Pekin se deri në fund të vitit 2016, 9 banka kineze kanë krijuar 62 degë në 26 vendet përgjatë nismës "Një Brez, Një Rrugë".

Ndërsa bankat kineze po promovohen jashtë vendit, institucionet bankare të vendeve përgjatë nismës "Një Brez, Një Rrugë" kanë hyrë në tregun kinez. Deri në fund të vitit 2016, 54 banka tregtare nga 20 vende kanë hapur degët e tyre në Kinë.

Për të forcuar aftësinë e financimit, bankat kineze kanë hartuar politika dhe kanë ndërmarrë masa në sektorin e kredive. Vetëm në vitin 2016, vëllimi i marrëveshjeve të Kinës me vendet përgjatë nismës "Një brez, një rrugë" ka arritur në 126 miliardë dollarë, ai i investimeve direkte në 14.5 miliardë dollarë. Në këto investime përfshihet infrastruktura, hekurudhat, portet, energjitika, komunikacioni, ndërsa zbatimi i këtyre projekteve duhet të mbështetet me fonde bankare.

Pan Weiguang thekson se për projektet e bashkëpunimit "Një Brez, Një Rrugë" nevojiten shuma të mëdha dhe kreditime afatgjata, ndaj duhet një sistem financiar i shumëllojshëm dhe i hapur, politika bankare dhe përfshirje e bankave tregtare dhe e organizatave ndërkombëtare të zhvillimit.

Nëse masat e kontrollit mbi daljen e kapitalit do të ndikojnë investimet e ndërtimit të nismës "Një Brez, Një Rrugë", Pan thotë se , Kina nuk i kufizon investimet për projekteve të ndërtimin "Një Brez, Një Rrugë",

"Politikat e kontrollit synojnë të kufizojnë investimet spekulative në vendet e tjera, si ngritja e çmimit të pasurive të patundshme ose investimet e tjera me risk të lartë. Por ne nuk i kufizojmë investimet për projektet e ndërtimit "Një Brez, Një Rrugë"."

Drejtues të bankave shprehen se bankat kineze do të vazhdojnë të ofrojnë shërbime dhe mbështetje për nismën "Një Brez, Një Rrugë, në të ardhmen, si dhe do të shtojnë bashkëpunimet dypalëshe ose shumëpalëshe me organizatat financiare ndërkombëtare, bashkëpunimin me Bankën Botërore, Bankën e Aziatike të Zhvillimit dhe njëkohësisht do të forcojnë rolin e Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore dhe të Fondit të Rrugës së Mëndafshit në ndërtimin "Një Brez, Një Rrugë".

Mrekulli
Lajmet Kryesore