Greqia: Porti i Pireut, partneri natyrshëm i "Një Brez, Një Rrugë"

2017-05-11 20:47:30 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:港口---[gǎng kǒu]---Port

Porti më i madh i Greqisë, Porti i Pireut është porta detare e kontinentit europian dhe një nyje e rëndësishme lidhjeje e Linjës Ekspres Tokësore-Detare midis Kinës dhe Europës. Në vitin 2016, Kompania e transportit detar COSCO Shipping pranë grupit kinez COSCO u bë zyrtarisht aksionari kryesor i Portit të Pireut, duke e bërë atë një shembull të bashkëpunimit midis Kinës dhe Greqisë.

Ditët e fundit, ministri i politikave mbi transportin detar dhe ishujt i Greqisë, Panagiotis Kouroumblis u shpreh se, vitet e fundit bashkëpunimi midis Greqisë dhe Kinës në fushën detare, tregon se marrëdhëniet e partneritetit midis dy vendeve kanë synimin e qartë, efektiv dhe krijues. Ministri i Kouroumblis përmendi disa herë fjalën "besim". "

Kina dhe Greqia kanë hapërsirë të madhe për bashkëpunim detar, ura që lidhin të dy popujt, mbi të cilat ndërtohet baza e kulturës dhe e besimit."

Kouroumblis tha se, Greqia dhe Kina kanë një bashkëpunim të mirë në fushën detare, ndër to projekti i Portit të Pireut është shembulli i bashkëpunimit dypalësh. "Investimet e Kinës në Portin e Pireut përbëjnë një sukses ekonomik, me shumë konteinerë me mallra që transportohen, por në fakt unë vlerësoj shumë përpjekjet e COSCO-s në zhvillimin e kulturës, dhe repektimin e punonjësve të portit."

Kouroumblis theksoi se Porti i Pireut ka rëndësi strategjike në Europë, pasi është jo vetëm porti më i rëndësishëm i Greqisë, por dhe porta është jugore e hyrjes së Azisë në Europë. Në vitin 2016 Kina ka marrë me koncesion këtë portë. COSCO-ja planifikon të investojë 290 milionë euro(afro 2.2 miliardë yuanë) për zgjerimin, përmirësimin e portit dhe projektet e tjera.

Në propozimin "Një Brez, Një Rrugë", Porti i Piruet ka zënë një vend të rëndësishëm. Pas arritjes së mallrave të Kinës në Portin e Pireut, ato transportohen në Hungari, Austri, Çeki, Slovaki etj., duke u krijuar f Lidhja Ekspres Tokësore-Detare Kino-Europiane. Porti i Pireuet do të bëhet partner i natyrshëm dhe i rëndësishëm i "Një Brez, Një Rrugë".

Më 14 dhe 15 maj, do të zhvillohet Forumi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar "Një Brez, Një Rrugë" në Pekin. Ministri Kouroumblis shpreh shpresën që nisma "Një Brez, Një Rrugë" të ketë ndikim të thellë.

"Besojmë se Greqia do të bëhet anëtare e lidhjes së Kinës dhe Europës, besojmë se Kina dhe Europa do të kenë marrëdhënie të forta në bazë të besimit, të respektit dhe të bashkimit.", theksoi ministri grek.

Mrekulli
Lajmet Kryesore