BE-ja përkujton "Ditën e Europës"

2017-05-10 18:24:41 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:欧洲---[ōu zhōu]---Europë

9 maji shënon ditën e rëndësishme përkujtimore të fillimit të procesit të integrimit të Europës. Për shkak se këtë vit BE-ja do të zhvillojë bisedimet për daljen e Britanisë nga blloku dhe nën sfondin e krizës së refugjatëve, kërcënimit të terrorizmit dhe populizmit, Dita e Europës shënon një rast reflektimi dhe nxitje për reformimin e BE-së.

Më 9 maj të vitit 1950, ministri i atëhershëm i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, shpalli "Planin Schuman", për themelimin e një tregu të përbashkët të qymyrgurit dhe të çelikut. Ky ishte hapi i parë i fillimit të integrimit të Europës. BE-ja e ka përcaktuar 9 majin, "Ditën e Europës", gjithashtu e njohur si "Dita e Schuman-it" për të përkujtuar këtë propozim historik.

Çdo vit organizatat e BE-së zhvillojnë aktivitete të ndryshme, për të forcuar njohjen e qytetarëve me BE-në dhe procesin e integrimit të Europës.

Por, 2017-a është vit kyç për BE-në pasi blloku tani përballet me faktin e largimit të Brtianisë, ndërsa krizat e tjera të brendshme e bëjnë dhe më të paqartë të ardhmen.

Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, u shpreh të martën në ceremoninë përkujtimore, se BE-ja duhet të zgjidhë sa më shpejt problemin e papunësisë, të godasë terrorizmin dhe të menaxhojë krizën e refugjatëve.

Sigurisht, integrimi i Europës mund të quhet eksperimenti pionier më i madh në historinë njerëzore. Deri tani, BE-ja është ekonomia më e madhe në botë me 28 vende anëtare e me një popullsi prej 500 milionë banorësh dhe një monedhë të përbashkët. Gjithashtu Bashkimi Europian është tregu më i madh dhe ndihmësi më i madh i vendeve të pazhvilluara në botë.

BE-ja ndikim të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare dhe bëhet forcë e rëndësishme politike që nxit qeverisjen globale shumëpalëshe.

Por integrimi i Europës nuk ka qenë vazhdimisht i lehtë.

Vitet e fundit, kriza e borxhit, kriza e refugjatëve, kërcënimi i terrorizmit dhe sidomos referendumi për daljen e Britanisë nga blloku, shkaktuan forcimin e populizmit dhe të forcave ekstremiste.

Për t'ju përgjigjur këtyre shqetësimeve, presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker, njoftoi më 1 mars planin për zhvillimin e ardhshëm të BE-së pa Britaninë.

"BE-ja me 27 vendet anëtare mund të ketë pesë rrugë zhvillimi. Ndër to, më kryesori është plani "Europa me shpejtësi të ndryshme."

Juncker shpreson se Parlamenti Europian, qeveritë e vendeve anëtare dhe qytetarët do të marrin pjesë në bisedimet e gjera mbi të ardhmen të BE-së. Në këtë situatë, detyra e parë e BE-së është ruajtja e bashkimit.

Zv./presidentja e Komisionit të BE-së, që përgjigjet njëherësh për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, deklaroi në "Ditën e Europës" se e ardhmja e Europës është një zgjedhje, një zgjedhje e rëndësishme për çdo qytetar europian, një zgjedhje e rëndësishme për të gjithë botën.

Ajo bëri thirrje që vendet anëtare të bashkohen dhe shtoi se BE-ja duhet të reformohet. Mogherini shtoi se ndryshimi është i munduar bashkë me një BE më të drejtë, më të sigurtë dhe më të barabartë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore