Organizata e Bashkëpunimit e Hekurudhave, nxitëse e transportit Kinë – Europë

2017-05-08 18:59:38 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:铁路---[tiě lù]---Hekurudhë

Organizata e Bashkëpunimit e Hekurudhave (RCO) është e vetmja që do të marrë pjesë në forumin e bashkëpunimit ndërkombëtar 'Një brez, një rrugë' që do të zhvillohet më 14 dhe 15 maj në Pekin.

Ajo do të përfaqësohet nga presidenti i saj Tadeusz Szozda, i cili do të paraqesë dhe punën kryesore të organizatës ndër vite. Selia e përgjithshme ndodhet në Uasha të Polonisë. Organizata u themelua në vitin 1956 dhe deri tani ka 28 vende anëtare. Kina është një prej vendeve themelues.

Në lidhje me rolin e organizatës për zbatimin e nismës "Një Brez, një Rrugë", zv./presidenti i saj Dong Jianming, thotë se organizata është e lidhur ngushtë me Brezin Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe luan një rol të posaçëm për zhvillimin e transportit hekurudhor ndërkombëtar.

Midis anëtarëve organizata përfshin Kinën, Iranin, Rusinë, Bjellorusinë, Poloninë, Ukrainën, Afganistanin etj.

Në 8 qershor të vitit të kaluar, filloi përdorimi i një standardi të unifikuar trenash midis Kinës dhe Europës. Presidenti i Kinës Xi Jinping, ishte i pranishëm më 20 qershor në ceremoninë e mbërritjes së trenit të parë të mallrave.

Zv./presidenti i Organizatës Ndërkombëtare të Bashkëpunimit të Hekurudhave, Dong Jianming:

"Ftesa për të marrë pjesë në forum tregon së pari rëndësinë e ndërtimit të hekurudhave për zbatimin e nismës "Një Brez, një Rrugë", dhe së dyti tregon rëndësinë e vetë Organizatës së Bashkëpunimit të Hekurudhave. Organizata është baza e transportit të përbashkët midis Kinës dhe Europës. Në të kaluarën, transporti i kontejnerëve nga Kina deri në Poloni kërkonte një kohë shumë të gjatë. Tani trenat kanë krijuar kushte të përshtatshme dhe mallrat mund të transportohen direkt nga Kina në Poloni pa pasur nevojë të kalojnë tranzit. Koha e transportit është vetëm 10 ditë apo maksimumi 15 ditë."

Linjat hekurudhore midis Kinës dhe Europës funksionojnë prej disa vitesh, por popullariteti i tyre u rrit sidomos pas vizitës së presidentit Xi Jinping në Poloni.

Organizata e Ndërkombëtare e Hekurudhave është e vetmja që është ftuar në forumin e bashkëpunimit "Një Brez, një Rrugë."

Për këtë, zv./presidenti Dong Jianming shpreson se me këtë rast mund të paraqitet roli i rëndësishëm i saj gjatë zbatimit të nismës dhe do të jetë një mundësi që njerëzit të mësojnë më shumë për historinë 60-vjeçare të transportit ndërkombëtar midis Kinës dhe Europës.

Organizata e Bashkëpunimit e Hekurudhave thotë se do të bëjë më shumë përpjekje për zhvillimin e transportit të përbashkët midis Kinës dhe Europës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore