Qingdao, vatër e intelektualëve të njohur botërorë

2017-04-27 17:07:30 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:人才---[rén cái]---Talent

Në qytetin bregdetar Qingdao të Kinës Lindore, afër Universitetit të Oqeanit të Kinës ka një zonë e posaçme që përbëhet nga 26 vila dhe 3 ndërtesa shumëkatëshe. Këtu janë përqendruar mbi 30 shkencëtarë të njohur kinezë e të huaj dhe zbatohen disa projekte të rëndësishme studimore me teknologji të re. Kjo "vatër" e intelektualëve u krijua me nismën e drejtuesve të distriktit Licang për të nxitur zhvillimin ekonomik vendor.

Një ndër nismëtarët e planit, sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste të Kinës të distriktit, Wang Xijin, u shpreh se vetëm nëpërmjet novacionit shkencor të kryer nga talentet më të mirë, distrikti mund të përparojë në një kohë që konkurrenca është e ashpër.

"Qingdao është një port i rëndësishëm, i cili lulëzoi në të kaluarën për tregtimin e mallrave. Por sot, nuk mund të vazhdojmë në këtë rrugë. Nëse duam të zëmë epërsi për të kapur shansin e zhvillimit, duhet të mbështetemi te intelektualët, te bota akademike", tha z. Wang.

Pasi u mor vendimi, distrikti Licang filloi menjëherë zbatimin e planit me mbështetjen e qytetit dhe të provincës. U hartuan shumë politika të favorshme në bazë të studimeve të detajuara për të thithur intelektualë të njohur. Për shembull, projektet e stafit akademik mund të financohen deri në 100 milionë juanë (14.5 milionë dollarë amerikanë), duke u mundësuar atyre përdorimin falas të zyrave dhe apartamente për pesë vjet. Përveç këtyre, grupi studimor akademik mund të marrë një subvencion jetese deri në 10 milionë juanë (1.45 milionë dollarë amerikanë).

Pavarësisht masave të favorshme, gjatë zbatimit të planit ndodhën edhe vështirësi të shumta. Shumë shkencëtarë kinezë mblidhen shpejt, por për çdo banor të huaj të zonës, kërkohet më shumë punë.

Drejtori i komitetit administrativ, Du Wenjie:

"Një pengesë është sistemi. Ashtu siç ndodh me stafin kinez, akademikët huaj janë gjithashtu punonjës të institucioneve publike akademike të vendeve nga vijnë. Prandaj, që ata vijnë në Qingdao, do të duhet një miratim i autoriteteve akademike vendëse. Ky është një proces i gjatë sepse me të marrë pranimin personal të shkencëtarëve, duhet të fitohet dhe përkrahja e punëdhënësve të tyre. Së dyti ndikojnë ndryshimet fetare, ushqimore dhe stili i jetesës. Një shkencëtar vjen me projekt, bashkë edhe grupin e tij kërkimor. Zgjidhja e këtyre çështjeve është detyra jonë".

Me përpjekje të vazhdueshme, tani midis akademikëve të Qindao-s janë grumbulluar mbi 30 shkencëtarë që gëzojnë famë botërore, si z. Yuan Longping, apo "babai" i orizit hibrid, Wang Tianyu, anëtar i Akademisë së Shkencave pranë Shoqërisë Mbretërore të Kanadasë, Yuri Mihajloviçi, anëtar i Akademisë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës, etj.

Në shtatorin e vitit të kaluar nis në Qingdao, projekti studimor i barnave i drejtuar nga z. Wang Tianyu. Bashkëdrejtori i projektit Yan Yi flet për arsyen e këtij vendimi:

"Vizituam qytete si Suzhou, Hangzhou dhe Wenzhou. Por Qingdao më bëri përshtypje për efikasitetin e lartë zbatues. Për studimet e barnave, koha ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse në këtë fushë konkurrimi është shumë i ashpër".

Për arritjet aktuale brenda një viti, z. Wang Xijing tha se kjo është faza e parë dhe në 5 apo 10 vjetët e ardhshëm, zona do të zgjerohet më tej, duke thithur një kontingjent të kualifikuar studiuesish, duke shërbyer edhe si motor i ri i zhvillimit ekonomik vendor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore