Kina synon të jetë prodhuesja më e madhe e automjeteve brenda një dekade

2017-04-26 19:01:31 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala në lajm:汽车---[qì chē]---Automjet

Tre ministri të Kinës publikuan së fundi planin e përbashkët të veprimit për zhvillimin afatmesëm dhe afatgjatë të industrisë së automjeteve të vendit. Sipas planifikimit, prodhimi vjetor i automjeteve i Kinës do të arrijë deri në 30 milionë, 7 milionë ndër të cilat do të zënë nga makinat me energji të ripërtëritshme. Në dokument përcaktohet gjithashtu objektivi që Kina të bëhet prodhuesja kryesore e automjeteve brenda një dekade.

Që nga viti 2009, Kina ka ruajtur vendin e parë në botë për prodhimin dhe shitjen e automjeteve. Vitin e kaluar, numri i makinave të markave kineze të prodhuara dhe të shituar i kaloi 14 milionët, duke u mirëpritur gjithnjë e më shumë nga konsumatorët. Në të njëjtën kohë, makinat me energji të re patën zhvillim të vrullshëm, duke shënuar një vëllim të përgjithshëm prodhimi dhe shitjeje prej 500 mijë njësish, duke zërë mbi 50% e vëllimit të përgjithshëm botëror.

Megjithatë, ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë së Informacionit Miao Wei, vuri në dukje se në krahasim me vendet e zhvilluara, industria e automjeteve e Kinës ka ende shumë për të bërë, sidomos në prodhimin e pjesëve të këmbimit, novacionin dhe zgjerimin e tregut ndërkombëtar. Sipas tij, Kina do të shtojë investimet në këto drejtime.

Sipas planifikimit, deri në vitin 2020, në Kinë do të formohen disa korporata të pjesëve të këmbimit të automjeteve, secila prej tyre me aftësi të lartë konkurruese me të ardhura vjetore prej mbi 100 miliardë juanë (rreth 14.5 miliardë dollarë). Kurse deri në vitin 2025, kompanitë kineze duhet të renditen ndër 10 ndërmarrjet më të suksesshme botërore të pjesëve të këmbimit të automjeteve.

Përveç këtyre, Kina do t'i kushtojë më shumë vëmendje studimit të teknologjive kyçe të pajisjeve elektronike, materialeve të reja dhe prodhimit më teknologji të lartë. Kina shpreson gjithashtu të formojë sistemin e plotë industrial të automjeteve, që nga prodhimi i pjesëve të këmbimit deri në prodhimin e plotë të automjetit me teknologjinë e zhvilluar vetë.

Në dokumentin e lëshuar ditët e fundit, vihet theksi edhe te zhvillimi i automjeteve me energji të re. Sipas planifikimit, deri në vitin 2020, qeveria kineze do të mbështesë ndërmarrjet të futen në listën e 10 firmave më të mëdha ndërkombëtare të automjeteve me energji të ripërtëritshme. Ndërsa, në vitin 2025, planifikohet rritja e ndikimit dhe e raportit të automjeteve kineze me energji të re në tregun botëror.

Lidhur me këtë, ministri Miao Wei, vuri në dukje se Kina do të punojë më shumë për studimin dhe ngritjen e kapacitetit të baterive.

"Ende nuk kemi shënuar ndonjë përparim revolucionar në teknologjinë e rëndësishme të baterive. Në të ardhmen, duhet të shtojmë efektivitetin e tyre për shfrytëzimin energjetik. Na mungon përmirësimi infrastrukturor i ngarkimit të baterive. Për këto, do të zbatojmë projektet për shkallëzimin e baterive, ngritjen e nivelit të prodhimit dhe të sistemit të kontrollit të automjeteve me energji të re", shtoi ministri Miao Wei, i Industrisë dhe i Teknologjisë së Informacionit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore