'Një Brez, një rrugë,' krijohet Aleanca e Novacionit Kozmik

2017-04-24 16:47:52 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:联盟---[lián méng]---Aleancë

24 prilli është Dita e Hapësirës Kozmike e Kinës. Në përvjetorin e dytë të kësaj dite të dielën, u themelua në qytetin e Xi'an-it "Aleanca e Novacionit Kozmik midis vendeve të nismës 'Një Brez, një Rrugë'".

Aleanca përbëhet nga 29 universitete, institucione studimore e ndërmarrje kineze, si dhe 19 shkolla të larta nga 10 vende të botës, përfshirë Rusinë dhe ShBA-në. Kjo aleancë pritet të shërbejë si një platformë për zhvillimin dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit ndërkombëtar në fushën e zbulimit të hapësirës kozmike.

"Aleanca e Novacionit Kozmik" është një organizatë jofitimprurëse që krijohet në bazë të vullnetit të përbashkët të shkollave të larta, institucioneve kërkimore e akademike të vendeve të nismës "Një Brez, një Rrugë".

Në ceremoninë e themelimit të dielën, morën pjesë përfaqësues nga Belgjika, Franca, Ukraina, Spanja, Italia, ShBA-ja, Rusia, Algjeria, Egjipti dhe Pakistani.

Vitet e fundit, Kina dhe Rusia kanë ruajtur prirjen e mirë të zhvillimit të zbulimeve kozmike. Shtatë shkolla të larta ruse janë anëtarë të aleancës.

Zv./rektori i Akademisë Kombëtare të Instrumenteve Kozmike të Shën Petersburgut, , Knstantin Losev:

"Gjatë vitit 2016, Kina dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshjen për zbulimit të hapësirës kozmike, gjë që ka sjellë përfitime dypalëshe. Kina dhe Rusia kanë zhvilluar teknologjinë e ndërtimit të raketave dhe të lëshimit të tyre, dhe gjithashtu janë në gjendje të prodhojnë satelitë. Besoj se me siguri do të zhvillojmë më shumë bashkëpunim edhe brenda kësaj aleance," theksoi Losev.

"Aleanca e Novacionit Kozmik" synon nxitjen e shfrytëzimit të epërsive të anëtarëve ndërkombëtarë në drejtime të ndryshme për forcimin e bashkëpunimit me anën e zbatimit të nismës "Një Brez, Një Rrugë". Për të ardhmen, rektori i Universitetit Industrial Veriperëndimor të Kinës, Wang Jinsong theksoi se do të krijohen shpejt mekanizma menaxhimi dhe funksionimi për të shpejtuar daljen e rezultateve që mund të ndahen nga të gjithë pjesëmarrësit. Sipas tij, aleanca do të bazohet mbi projektet ndërqeveritare të bashkëpunimit për të nxitur shkëmbimet e thella në transferimin e teknikave, studimet, prodhimet, përgatitjen e talenteve dhe fusha të tjera kozmike.

Në fund të vitit 2016, Kina shpalli gjithashtu ambicien e bashkëpunimit ndërkombëtar për ndërtimin e sistemit satelitor, duke përfshirë ndarjen e burimeve kozmike, shkëmbimin e të dhënave, vëzhgimin e përbashkët, krijim e mekanizmave të koordinimit të rrjeteve mes sateliteve meteorologjikë, të komunikacionit, të nagivacionit dhe sateliteve me rezolucion të lartë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore