Anija kozmike "Tianzhou 1" është gati për lëshim

2017-04-20 15:53:35 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:飞船---[fēi chuán]---Anija kozmike

Sipas njoftimeve nga Zyra e Projektimit të Hapësirës Kozmike të Kinës, në orën 19:41 të 20 prillit, sipas orës lokale në aeroportin "Wenchang" të provincës Hainan të Kinës Jugore, do të lëshohet anija kozmike e mallrave "Tianzhou 1". Si anija më e madhe kozmike kineze e mallrave, "Tianzhou 1" [shtë ngarkuar me detyra dhe funksione teknologjike, për të vendosur një bazë të fortë të projektit të stacionit hapësinor kinez.

Fluturimi i anijes "Tianzhou 1" është detyrë parësore e transportimit të mallrave nëpërmjet stacionit hapësinor, të përbërë nga anija kozmike "Tianzhou" dhe raketa "Marshitmi i Madh ". Kjo është edhe detyra e fundit e laboratorit të hapësirës kozmike, një detyrë kyçe për inxhinierinë e stacionit hapësinor, që do të hedhë një bazë të rëndësishme teknologjike për ndërtimin dhe operimin e këtij stacioni. Në kahasim me detyrat e kaluara të fluturimit të anijes me austronaut, kjo është një detyrë e re me vështirësi të madhe teknologjike, që ka kërkesa më të larta për saktësi dhe siguri. Eksperti i laboratorit të lëshimit "Wenchang" Zhang Xueyu u shpreh:

"'Tianzhou 1' ka paraqitur kërkesa më të larta për saktësinë e orbitës. Përveç kësaj, është ndërmarrë modeli i lëshimit të 'dritares zero', e cila nuk lejon vonesa dhe ndryshimi të kohës."

Anija kozmike "Tianzhou 1" është anija e parë kineze e mallrave, që përbëhet nga kabina e mallrave dhe kabina e nisjes. Ajo ka një ngarkesë prej më pak se 13 ton, me aftësi fluturimi të pavarur për më shumë se 3 muaj. Zv-projektuesi i sistemit të anijes kozmike të mallrave "Tianzhou 1" Xu Xiaoping u shpreh se lëshimi i kësaj anijeje ka rëndësi të madhe.

Sipas Zyrës së Projektit të Hapësirës Kozmike të Kinës, pas lëshimit të anijes kozmike të mallrave "Tianzhou 1", ajo do të hyjë në orbitë me një largësi prej afro 380 kilometrash, më vonë do të realizohet takimi automatik me laboratorin kozmik "Tiangong 2", që funksionon në orbitë dhe do të zbatohet detyra e plotësimit të energjisë në orbitë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore