36 vjet për ndërtimin e kanalit ujësjellës me gjatësi 10 mijë metra

2017-04-19 18:35:17 CRI Komenti juaj Printoni

 

Fjala kyçe:水渠---[shuǐ qú]---Kanal ujësjellës

Në një periudhë 36 vjeçare, ose mbi 13140 ditë, njerëzit mund të kryejnë shumë punë. Ndërsa në fshatin Tuan Jie të komunës Pingzheng, në qytetin Zunyi në Kinën perëndimore ku jeton kombësia Gelao, banori i saj Huang Dafa ka ndërtuar në një terren shkëmbor në lartësinë 300 metra një kanal për ujësjellës, me gjatësi mbi 10 mijë metra.

Në pranverë, banorët e fshatit Tuan Jie kryenin mbjelljet e pranverës. Për të vaditur filizat, fermeri Xu Guotai e merr ujin nga një rezervuar.

Para vitit 1995, varfëria në këtë zonë ishte një problem shqetësues me të cilin përballej çdo fshatar. Përveç terrenit të vështirë, një nga shkaqet e varfërisë ishte dhe mungesa e ujit, që shpesh i konfliktonte banorët e zonës.

Në vitin 1959, i riu Huang Dafa u anëtarësua në Partinë Komuniste dhe u përzgjodh si një nga drejtuesit e fshatit. Pas zgjedhjes objektivi i parë i tij ishte ndërtimi i një kanali ujësjellës për fshatin.

"Fshatarët më besuan, ndaj unë duhet të punoja për ti ndihmuar. Mendova se mungesa e ujit shkaktonte varfëri, ndaj duhet të zgjidhnim këtë problem ", tha Huang.

Por ky mendim nuk i kishte lindur vetëm Huangut. Burimi i ujit nuk ishte shumë larg fshatit, por duhej ndërtuar një kanal për sjelljen e tij këtu. Në terrenin shkëmbor, kanali duhet të kalonte mes 3 shkëmbinjve me një lartësi prej 300-400 metrash, ndaj për shumë vite në fshat mungonte uji.

Huang Dafa ishte i pari që nisi punën për ndërtimin e kanalit të ujësjellësit. Në të kaluarën mungonte teknologjia dhe shpesh përmbytjet e kishin dëmtuar kanalin. Për këtë qëllim për më shumë se 10 vjet uji nuk mundi të arrinte në fshatin Tuan Jie.

Pas një sërë dështimesh, Huang Dafa kuptoi rëndësinë e teknologjisë. Në moshën 53 vjeçare ai u specializua në një hidrocentral, ku mori shumë njohuri për ndërtimin e kanalit. Kur ishte 56 vjeç Huang Dafa u kthye në fshatin Tuan Jie dhe si drejtues i pushtetit lokal vendosi ndërtimin e kanalit, për të cilin nevojiteshin fonde. Huang u bëri thirrje bashkëfshatarëve të ndihmonin me fonde për ndërtimin e kanalit, por kjo nuk u miratua nga të gjithë.

Huang nuk u dorëzua por shkoi shtëpi më shtëpi dhe bisedoi me fshatarët. Shumë nga fshatarët, që dëshironin përmirësimin e jetës e përkrahën idenë e Huangut, për të investuar ndërtimin e kanalit. Nga ana tjetër, qeverisja vendore dha një kontribut të madh në fonde dhe teknologji.

Pas përpjekjeve 3 vjeçare kanali i ujësjellësit u ndërtua me sukses dhe uji arriti në fshatin Tuan Jie.

Jeta e fshatarëve u përmirësua ndjeshëm, pasi fermerët nisën të kultivononin më shumë bimë bujqësore, por dhe të merren me akuakulturë etj, duke rritur të ardhurat e tyre.

Edhe jeta e fëmijëve është përmirësuar dhe nga 100 shtëpi të fshatit, më shumë se 300 të rinj janë diplomuar në Universitete.

Fshatarët me të drejtë e kanë quajtur këtë vepër ujore "Kanali Dafa", i cili ndryshoi jetën e tyre.

Tashmë në moshën 81 vjeçare, Huang Dafa e viziton shpesh këtë kanal, pas të cilit shihen sipërfaqe të mbjella toke dhe taraca plot gjelbërim, që ngjallin shpresa të reja te banorët e këtij fshati.

Mrekulli