Konsumatorët kinezë të interesuar për pasurinë e paluajtëshme përgjatë "Një brez, një rrugë"

2017-04-17 15:55:24 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:消费者---[xiāo fèi zhě]---Konsumator

Më 16 prill, u mbyll në Pekin Ekspozita e Pranverës për Pasurinë e Paluajtshme. Në kuadër të forcimit të politikës së kontrollit të tregut të pasurisë së paluajtshme brenda Kinës, shumë konsumatorë po interesohen për blerjen e shtëpive jashtë Kinës. Një interes të madh për investitorët kinezë kanë ngjallur pasuritë e paluajtshme të vendeve përgjatë "Një brezi, një rruge".

"Jam nga qyteti jugor i Turqisë. Kohët e fundit vërehet një interesim i madh i kinezëve për pasuritë e patundëshme në Turqinë jugore. Brenda një viti u shitëm kinezëve 50 banesa ."

Këtë e deklaron tregtari turk Ahemat Cebeci, i pranishëm në Ekspozitën e Pekinit, e cila është e treta që ai ka marrë pjesë. Ahemat i tregoi gazetarit se panorama e bukur mesdhetare i tërheq shumë kinezët dhe për këtë ata blejnë shtëpi në Turqi. Ky turk tregon se e njeh politikën "Një brez, një rrugë" të Kinës.

"Kjo strategji e paraqitur nga presidenti kinez ka jo vetëm bazë historike, por edhe rëndësi në të ardhmen. Ajo do të aktivizojë historinë tonë dhe është një ide shumë e mirë. Sipërmarrësit turq shpresojnë me sinqeritet në bashkëpunimin midis dy vendeve."

Në Ekspoziten e Pranverës për Pasurinë e Paluajtshme në Pekin morën pjesë shumë tregtarë nga vendet përgjatë nismës "Një brez, një rruge". Siç thotë Wei Kefei, drejtori i Sektorit Ndërkombëtar të Komisionit Organizativ të Ekspozitës, strategjia e zhvillimit shtetëror të nismës "Një brez, një rrugë" u shfaq plotësisht në këtë ekspozitë, ku u shtuan shumë projekte nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Tajlanda etj, duke nxitur rritjen e kërkesave tregtare, turistike dhe të pensionit.

"Vendi ynë po nxit strategjinë 'Një brez, një rrugë", ku përfshihen mbi 60 vende. Nëpërmjet saj mund të zhvillohet tregtia midis vendeve dhe pajisjet me teknologji të lartë kinez si trenat me shpejtësi të lartë etj mund të eksportohen në këto vende. Tregtarët e huaj do të zbulojnë potencialin e madh konsumues të kinezëve. Në këtë ekspozitë, morën pjesë tregtarë nga Turqia, Taljanda, Malajzia etj"

Vitet e fundit, për shkak të ndotjes së mjedisit, apo probleme të lidhura me kujdesin shëndetësor, arsimin më shumë kinezë kanë blerë shtëpi jashtë vendit. Në Ekspozitën e Pranverës për Pasurinë e Paluajtëshme u paraqitën 140 projekte nga 30 vende dhe rajone të botës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore