Kinë, dalin rezultatet e parë pas ristrukturimit të ndërmarrjeve kryesore shtetërore

2017-04-14 17:45:34 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 企业---[qǐ yè]---Ndërmarrje

Në tremujorin e parë të këtij viti, ndërmarrjet kineze të varura direkt nga qeveria qendrore u janë nënshtruar ristrukturimit dhe përmirësimit të cilësisë së produkteve.

Kryeekonomistja e Komisionit të Kontrollit dhe të Administrimit të Kapitaleve Shtetërore, Shen Ying tha të enjten se në tremujorin e parë, ndërmarrjet kryesore shtetërore patën fitime më të larta dhe cilësia e tyre u përmirësua.

Ndër 102 ndërmarrjet e varura nga qeveria qendrore, 99 realizuan fitime, 81 i shtuan fitimet dhe 43 patën rritje prej mbi 10% të fitimit.

"Mendoj se një nga karakteristikat e tremujorit të parë të këtij viti është nxitja e fitimeve nga dy motorë kryesorë. Nga njëra anë, industria tradicionale, si nafta, qymyrguri dhe çeliku, që ishin në ulje vitin e kaluar, por dhanë kontribut për rritjen këtë vit. Nga ana tjetër qëndron rimëkëmbja e fitimeve e industrisë së manifakturës, të ushtrisë, të makinerive, të farmaceutikës dhe të shërbimeve moderne." shtoi kryeekonomistja.

Pavarësisht nga dobësia e rimëkëmbjes së ekonomisë globale, ekonomia kineze ka ruajtur rritjen e qëndrueshme. Nga të dhënat e publikuar po të enjten për gjendjen e funksionimit të ndërmarrjeve të varura nga qeveria qendrore del gjithashtu se fitimet e këtyre ndërmarrjeve kryesore i rimëkëmbën fitimet.

Për gjendjen e funksionimit të ndërmarrjeve qendrore gjatë tërë vitit, kryeekonomistja e Komisionit të Kontrollit dhe të Administrimit të Kapitaleve Shtetërore, Shen Ying tha haptazi se bashkekzistojnë sfida dhe presione. Ajo shtoi se fundi, çmimi i lëndëve të para është relativisht i qëndrueshëm dhe kërkesa e tregut është përmirësuar disi, faktorë këta që u japin besim ndërmarrjeve qendrore.

Por në të njëjtën kohë, në tregun ndërkombëtar ka dhe shumë faktorë pasigurie, si lëkundja e çmimit të lëndëve të para, e kursit të këmbimit valutor, etj. Një faktor kufizimi i zhvillimit të ndërmarrjeve qendrore kineze është mbikapaciteti i prodhimit.

Këtë vit, Komisioni i Kontrollit dhe i Administrimit të Kapitaleve Shtetërore do të vazhdojë të reformën e ristrukturimit të ekonomisë, nxitë ndërmarrjet të përmirësojnë produktet dhe do të zgjidhën problemin e kapacitetit të tepët të prodhimit në degën e çelikut, të qymyrgurit, të metaleve me ngjyrë dhe të energjisë elektrike.

Sipas planit të komisionit, në vitin 2017 do të trajtohen 300 "ndërmarrje fantazmë", të cilat ose e kanë ndaluar prodhimin ose janë në proces dhe kanë regjistruar humbje të rënda për shumë vjet me radhë.

Kryeekonomistja Shen Ying tha komisioni do të marrë masa për falimentin e qetë të këtyre ndërmarrjeve fantazmë.

Mrekulli