Shoqëria amerikane po ndjek me vëmendje takimit e udhëheqësve të Kinës e ShBA-së

2017-04-07 19:13:03 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:会晤---[huì wù]---Takim

Më 6 dhe 7 prill, udhëheqësit e Kinës dhe të ShBA-së, Xi Jinping e Donald Trump zhvillojnë takimin e parë në Mar-a-Lago të shtetit të Floridës. Dy udhëheqësit do të shkëmbejnë thellësisht mendime për një sërë problemesh dypalëshe, rajonale e ndërkombëtare. Takimi ka tërhequr vëmendjen e gjerë të shoqërisë amerikane.

Në një konferencë shtypi të organizuar në fund të marsit, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer u shpreh se të dy udhëheqësit do t'i hapin rrugën përparimit të marrëdhënieve amerikano-kineze dhe do të diskutojnë probleme të tjera të rëndësishme. Sipas tij, ky takim është një shans për krijimin e marrëdhënieve personale midis Donald Trump-it dhe Xi Jinping-ut.

Ish-ambasadori i ShBA-së në Kinë J.Stapleton Roy tha në një simpozium se nëpërmjet takimit, të dy udhëheqësit do të kuptojnë më mirë njëri-tjetrin dhe do të përpiqen të krijojnë një marrëdhënie në favor të përballimit së bashku të problemeve të ndryshme.

Ata do të diskutojnë jo vetëm mbi problemet me interes të përbashkët, por edhe për mosmarrëveshjet midis dy vendeve.

Nëse dy palët do të bëjnë përpjekje për të arritur një marrëveshje, ka shpresë që të ketë progres në problemet e vështira.

Ish-zv./sekretari amerikan i Shtetit Robert Hormats është i mendimit se takimi ballë për ballë i udhëheqësve të Kinës e ShBA-së do të lëshojë një sinjal të qartë për zhvillimin e bashkëpunimit midis dy vendeve. Ai vuri në dukje se nga udhëheqja e ekonomisë botërore nga kriza financiare deri në përballimin e një sërë sfidave të terrorizmit, ndryshimit të klimës, përhapjes së armëve bërthamore etj., faktet kanë vërtetuar se stabiliteti e zhvillimi i botës nuk ndahet nga bashkëpunimi i ngushtë i ShBA-së dhe i Kinës.

Profesori i Universitetit të Pensilvanisë, Avery Goldstein, shpreson se ky takim do t'i hapë rrugë zhvillimit të bashkëpunimit duke marrë vendosur nën kontroll mosmarrëveshjet midis ShBA-së dhe Kinës në të ardhmen.

Nga ana e saj, presidentja e kompanisë "Visit California" Karoline Beteta, theksoi se ky takim në Mar-a-Lago jashtë Shtëpisë së Bardhë, do të thellojë marrëdhëniet midis dy udhëheqësve. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore