Kina e Finlanda shpallin krijimin e marrëdhënieve të partneritetit të bashkëpunimit

2017-04-06 15:16:43 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:合作---[hé zuò]---Bashkëpunim

Të mërkurën, presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi bisedime në Helsinki me homologun e tij finlandez Sauli Niinisto. Liderët e dy vendeve vlerësuan aktivisht zhvillimin e shpejtë të marrëdhënieve dypalëshe gjatë 67 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe vendosën të krijojnë marrëdhëniet e partneritetit të bashkëpunimit kino-finlandez.

Vitet e fundit, marrëdhëniet kino-finlandeze kanë ruajtur prirjen e mirë të zhvillimit. Gjatë vizitës së presidentit Sauli Niinisto në Kinë në vitin 2013, të dy udhëheqësit ranë dakord për krijimin e marrëdhënieve të partneritetit të bashkëpunimit midis Kinës e Finlandës. Të mërkurën, të dy liderët në deklaratën e përbashkët e shpallën krijimin e këtij partneriteti.

Presidenti kinez Xi Jinping u shpreh:

"Krijimi i marrëdhënieve strategjike midis Kinës e Finlandës përputhet me interesat e dy vendeve e dy popujve. Ne do të forcojmë shkëmbimet e nivelit të lartë, do të shtojmë besimin e ndërsjellë strategjik dhe do të këmbëngulim në parimin e respektimit dhe të trajtimit të barabartë të njëri-tjetrit. Jam i bindur se nën drejtimin e marrëdhënieve të partneritetit të bashkëpunimit, bashkëpunimi dypalësh në të gjitha fushat do të ketë vazhdimisht rezultate të reja."

Presidenti Sauli Niinisto përshëndeti homologun Xi Jinping për vizitën në Finlandë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së këtij vendi. Ai u shpreh se Finlanda u kushton rëndësi sukseseve të zhvillimit dhe rolit të rëndësishëm të Kinës në çështjet ndërkombëtare dhe shpreson se vizita e presidentit Xi do të ngushtojë shkëmbimet dypalëshe në të gjitha fushat, do të thellojë bashkëpunimin dypalësh ekonomik tregtar, të investimeve, të novacionit, të mbrojtjes së mjedisit, të turizmit, të sporteve dimërore dhe të çështjes së Polit të Veriut.

Ai shtoi gjithashtu se brenda kornizës së nismës "Një brez e një rrugë" të dy vendet do të forcojë koordinimet dypalëshe në çështjet e rëndësishme ndërkombëtare duke nxitur bashkëpunimin e mëtejshëm midis Bashkimit Europian e Kinës.

Tani Kina është partnerja më e madhe tregtare e Finlandës në Azi, ndërsa investimet reciproke në dy vendet janë shtuar shpejt. Në bisedimet e së mërkurës, liderët e dy vendeve shprehën dëshirën për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit:

"Dy palët do të forcojnë ndërlidhjen e projekteve të zhvillimit duke zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat," theksoi presidenti finlandez Niinisto(Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore