Xi Jinping vlerëson bashkëpunimin kino-finlandez

2017-04-04 12:09:15 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 友谊---[yǒu yì]---Miqësi

Në prag të vizitës shtetërore në Finlandë, presidenti kinez Xi Jinping botoi të hënën artikullin me titull "Miqësia ndër vite" në gazetën finlandeze "Helsinki Times" ku i hedh një vështrim miqësisë tradicionale midis Kinës e Finlandës duke shprehur dëshirën për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Me ftesën e presidentit finlandez Sauli Vainamo Ninisto, nga 4 deri më 6 prill, Xi Jinping do të bëjë vizitë shtetërore në Finlandë. Në fillim të artikullit të tij, Xi Jinping i kthehet historisë së shkëmbimeve miqësore midis Kinës e Finlandës.

Finlanda është një nga vendet perëndimore që i vendosi më herët marrëdhëniet diplomatike me Republikën Popullore të Kinës dhe është vendi i parë perëndimor që nënshkroi një marrëveshje tregtare ndërqeveritare me Kinën.

Kina mbetet partnerja më e madhe tregtare e Finlandës në Azi për 14 vjet me radhë, ndërsa investimet e ndërsjella janë shtuar shpejt. Shkëmbimet njerëzore midis dy vendeve zhvillohen shpejt, numri i turistëve në dy vendet është shtuar dita-ditës.

Njëkohësisht në artikull vihet në dukje se integrimi i Europës përputhet me rrymën e zhvillimit historik, ndërsa bën thirrje që Kina dhe Europa të ruajnë një qasje të hapur dhe gjithëpërfshirëse duke dhënë kontribut për nxitjen e paqes dhe zhvillimit të botës.

Gazeta "Helsinki Times" është një nga mediat kryesore në Finlandë dhe do të njoftojë hollësisht për vizitën e Xi Jinping-ut në Finlandë. Kryereadaktori i gazetës Aleksis Kouros u shpreh se sivjet shënohet 100-vjetori i themelimit të shtetit të Finlandës dhe vizita e presidentit Xi Jinping ka rëndësi të madhe për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kouros ka qenë disa herë në Kinë dhe zhvillimi i shpejtë i këtij vendi i ka lënë përshtypje të thellë. Ai thotë se Kina po luan një rol aktiv për trajtimin e çështjeve ndërkombëtare. Midis Finlandës e Kinës ka potencial të madh bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së mjedisit, sektorit të teknologjisë së informacionit IT, mjekësisë, lundrimit detar, ndërtimit të anijeve, tregtisë etj.

Ai shpreson se vizita e presidentit Xi Jinping do të nxitë më tej shkëmbimet ekonomike e njerëzore midis dy vendeve. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore