Vizita e Xi-së në Finlandë

2017-04-03 11:51:59 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:合作---[hé zuò]--- Bashkëpunim

Me ftesë të presidentit finlandez Sauli Niinistö, kryetari i shteti i Kinës Xi Jinping do të bëjë një vizitë zyrtare në Helsinki nga 4 deri më 6 prill. Në prag të vizitës së tij, Radio e Jashtme e Kinës CRI realizoi një intervistë ekskluzive me ambasadorin e Kinës në Finlandë, Chen Li.

Chen vuri në dukje se kjo është vizita e parë e kreut të shtetit të Kinës në Finlandë në 22 vjetët e fundit, gjë që tregon rëndësinë që Kina u kushton marrëdhënieve tradicionale me bashkëpunim miqësor.

Sipas tij, Finlanda është një ndër vendet Perëndimore që vendosën marrëdhëniet diplomatike me Kinën e Re. Me përpjekjet e përbashkëta 67 vjeçare, këto marrëdhënie janë bërë shembull i ekzistencës paqësore në bazë të bashkëpunimit me leverdi ndërsjellë, midis vendeve me sfonde të ndryshme historiko-kulturore, sisteme të ndryshme shoqërore dhe faza të ndryshme zhvillimi.

Ambasadori Chen u shpreh në intervistë se marrëdhëniet midis Kinës dhe Finlandës ndodhen në nivelin më të mirë, sepse të dyja palët janë në periudhë kyçe të reformimit për ndryshimin e modelit të rritjes ekonomike dhe po shfrytëzojnë mundësi më të mëdha duke kërkuar fusha më të gjera bashkëpunimi. Z. Chen vuri në dukje 4 pika të rëndësishme të bashkëpunimit kino-finlandez, që përkatësisht janë bashkëpunimi brenda nismës "Një brez e një rrugë", bashkëpunimi mbi çështjet e Polit të Veriut, bashkëpunimi në lidhjet me vendet e tjera të Europës Lindore dhe bashkërenditjet mbi çështjet ndërkombëtare.

"Finlanda ndodhet në linjën zgjatëse të pjesës Veriperëndimore të zonës së 'Një brez e një rruge' dhe ka reaguar aktivisht ndaj kësaj nisme strategjike të palës kineze. Në prillin e vitit 2015, Finlanda u bë anëtare e themellimit të Bankës së Re të Zhvillimit. Kina bashkë me Finlandën synojnë më shumë bashkëpunim konkret në bazë të këtyre kornizave për të nxitur ndërlidhshmërinë e kontinenteve aziatike dhe europiane", shpjegon ambasadori Chen.

Së dyti, në majin e sivjetshëm, Finlanda do të bëhet vendi kryetar i radhës i Këshillit të Arktikut.

Kina dëshiron të forcojë me këtë rast bashkëpunimin me palën finlandeze në mbrojtjen dhe kërkimiet shkencore, turizmin dhe transportin në rajonin përkatës.

Së treti, tani vendet e Europës Veriore mbajnë një qëndrim më të hapur ndaj bashkëpunimit me palën kineze. Kina dëshiron të nxisë bashkëpunimin me këto vende si një shtesë e favorshme e forcimit të lidhjes me Europën në përgjithësi.

Përsa i përket bashkërenditjeve mbi çështjet e rëndësishme ndërkombëtare, z.Chen tha se tani situata në botë po përjeton transformim të thellë, ndërsa Kina dhe Finlanda kanë opinione të ngjanshme në shumë fusha. "Të dyja palët ndajnë mendime unanime në bashkëpunim për të krijuar tipin e ri të marrëdhënieve ndërkombëtare, që kanë në fokus bashkëpunimin me leverdi ndërsjellë", tha ambasadori Chen Li në prag të vizitës së kryetarit të shtetit Xi Jinping në Finlandë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore