BE, Tusk: Asnjë palë do të fitojë në bisedimet për Brexit

2017-03-30 16:34:19 CRI Komenti juaj Printoni
 

Fjala kyçe: 脱欧--[tuō ōu]--Brexit

Qeveria e Britanisë nisi zyrtarisht procesin e shkëputjes nga BE-ja të mërkurën, pas debateve e përgatitjeve 9-mujore. Kryetari i Këshillit Europian Donald Tusk tha se asnjë palë nuk do të dalë e fituar nga bisedimet që do të fillojnë së shpejti midis BE-së dhe Britanisë, ndërsa nënvizoi se objektivi i BE-së është pakësimi në minimum i humbjeve të shtetasve, ndërmarrjeve e vendeve të BE-së nga Brexiti.

Në orën 14:00 të së mërkurës, fill pas marrjes së letrës së Brexit nga ambasada e Britanisë në Bruksel, në emër të kryeministres britanike Theresa May, zoti Tusk bëri një deklaratë të shkurtër, duke mbajtur në dorë këtë letër.

Me shpalljen nga Britania të aktivizimit të nenit të 50-të të Traktatit të Lisbonës, nisen dhe bisedimet zyrtare midis BE-së dhe Britanisë. Sipas përcaktimit, Britania duhet t'i përfundojë negociatat e shkëputjes brenda dy vjetëve.

Para mbarimit të bisedimeve, Britania nuk do të marrin më pjesë në vendimmarrjen e BE-së, por ajo duhet të zbatojë detyrimet përkatëse dhe të respektojë ligjeve e BE-së. Pra, Britania sapo hodhi hapin e parë për shkëputjen nga BE-ja.

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën nga Këshilli Europian thuhet se liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të zhvillojnë një samit të posaçëm më 29 prill, për miratimin e kursit mbi Brexit-in, duke përfshirë të gjitha qëndrimet e parimet e BE-së mbi këtë çështje. Komisioni Europian, në emër të BE-së do të zhvillojë bisedime me Britaninë.

Të mërkurën pasdite, kryetari i Parlamentit të Europës Antonio Tajani, liderët e katër grupeve kryesore partiake në parlament si dhe Komisioni i Kushtetutës zhvilluan një mbledhje, ku ranë dakord njëzëri për kushtet përfundimtare, mbi të cilat Parlamenti Europian miraton shkëputjen e Britanisë. Rezoluta e kësaj mbledhjeje do t'i paraqit javën e ardhshme seancës plenare të Parlamentit Europian për diskutim e votim.

Në konferencën e shtypit pas mbledhjes, Kryetari i Parlamentit Europian Tajani tha detyra e parë e parlamentit është mbrojtja e interesave të shtetasve, prandaj sigurimi i tërheqjes së rregullt në bazë të bisedimeve të sinqerta, të drejta dhe transparente përputhet me interesat e BE-së dhe të Britanisë. Tërheqja e rregullt është kërkesa absolute dhe gjithashtu kushti paraprak për krijimin e partneritetit midis BE-së dhe Britanisë. Për këtë, s'ka hapësirë diskutimi.

Tajani tha gjithashtu se tërheqja e Britanisë nga BE-ja nuk tregon se ajo tërhiqet edhe nga Europa, prandaj pavarësisht se do të arrihet apo jo marrëveshja midis dy palëve, BE-ja do të vazhdojë bashkëpunimin me Britaninë në fushën e mbrojtjes, fushën juridike, informacionin dhe luftën kundër terrorizmit.

Mbrëmjen e së mërkurës, kryeministrja britanike Theresa May i telefonoi kryetarit Tajani dhe të dyja palët zhvilluan një bisedë të sinqertë e të hapur. Tajani vlerësoi qëndrimin e May-it mbi të drejtat e shtetasve të BE-së në Britani.

Parashikohet se bisedimet midis BE-së dhe Britanisë do të jenë të gjata dhe shumë të vështira. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore