21 drejtues të medieve kineze dhe botërore në Boao

2017-03-24 18:03:47 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:领袖---[lǐng xiù]---Drejtues

U zhvillua të enjten sesioni vjetori i "Tryezës së Rrumbullakët të Drejtuesve të Medieve" në kuadër të Forumit Aziatik të Boao-s. 21 drejtues mediesh nga 15 shtete, mes të cilëve Kina, SHBA-ja, Rusia, Japonia, Korea e Jugut, Zelanda e Re , Tajlanda Turqia etj. Diskutuan mbi temën "E ardhmja e bashkëpunimit të medieve aziatike" dhe ranë dakord për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Deri tani 23 medie nga Kina dhe bota janë anëtarë themelues të kësaj organizate.

" Tryeza e Rrumbullakët e Drejtusve të Medieve" u organizua nga Forumi i Aziatik të Boao-s, Radioja e Jashtme e Kinës si dhe Shoqata e Diplomaicisë Publike të Kinës. Në tryezën mediatike të vitit të kaluar 13 medie nga 8 vende propozuan krijimin e "Organizatës së bashkëpunimit të medieve aziatike", një marrëveshje kjo që po forcohet këtë vit. Në takimin e së enjtes, Drejtori i Përgjithshëm i Radios së Jashtme të Kinës Wang Gengnian u shpreh se:

"Promovimi ndërkombëtar i zërit të medies aziatike është rritur. Krijimi i Organizatës së Bashkëpunimit të Medieve Aziatike është një thirrje e përbashkët ndaj audiencës aziatike, duke forcuar komunikimin mes kulturave dhe vetë popujve"

Në të ardhmen, kjo organizatë profesionale mediatike do të promovojë bashkëpunimin midis medieve, qeverive, biznesit nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve rajonale. Kjo organizata do të rritë promovimin ndërkombëtar të medieve aziatike, duke kontribuar në interesat e popujve aziatikë", tha Drejtori i Përgjithshëm i CRI-së .  

Gjatë tryezës, pjesmarrësit u ndalën në 3 tema diskutimi, si rregullorja e Organizatës së Bashkëpunimit të Medieve Aziatike, rolin e saj dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen mediet aziatike.

Zv-drejtori i Zyrës së Lajmeve të Këshillit të Shtetit të Kinës, Guo Weimin i pranishëm në këtë tryezë ushpreh se mediet mund të thellojnë bashkëpunimin real, nëpërmjet nismës "Një Brez, Një Rrugë".

Si pjesë e Forumit Aziatik të Boao-s, " Tryeza e Rrumbullakët të Drejtuesve të Medieve" ka krijuar një mundësi bashkëpunimi të medieve rajonale nëpërmjet dialogut, të shkëmbimeve, mes vendeve anëtare nga kultura të ndryshme , duke luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mediatik dhe shkëmbimeve njerëzore dhe kulturore .

(Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore