Sulm terrorist pranë Parlamentit të Britanisë

2017-03-23 15:11:35 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:袭击---[xí jī]---Sulm

Të mërkurën pasdite, sipas orës lokale, pranë godinës së Parlamentit në Londër ndodhi një sulm terrorist, si pasojë e të cilit gjetën vdekjen 5 vetë dhe u plagosën mbi 40 të tjerë.

Më 22 mars në njëvjetorin e sulmeve terroriste në Bruksel, një sulm terrorist tronditi qendrën e Londrës.

Një automjet lëvizi në drejtim të turmës së njerëzve pranë Urës Westminster, në afërsi të godinës së Parlamentit britanik, pasi kishte kaluar pikën e njohur turistike "Big Ben". Agresori zbriti nga makina dhe u vërsul turmës duke plagosur një polic dhe më pas u vra nga forcat policore në vendngjarje.Në deklaratën për shtyp të policisë britanike sulmi cilësohet si terrorist.  

Pallati i Palarmentit është zemra politike e Britanisë dhe zona Westminster është një qendër ku mblidhen shumë turistë. Sulmi terrorist ndodhi ndërsa brenda parlamentit kryeministrja britanike Theresa May zhvillonte takimin njëjavor, me deputetët e Dhomës së Ulët të Parlamentit. Pas sulmit kryeministrja britanike u largua nga vendi i ngjarjes e shoqëruar nga policia dhe Pallati i Parlamentit u mbyll për 5 orë, duke ndaluar dhe qarkullimin rreth zonës.

Më vonë, kryeministrja May mbajti një mbledhje urgjente të këshiilit të sigurisë lidhur me sulmin terrorist, ndërsa në selinë e qeverisë u ngrit flamuri në gjysmë shtize, në shenjë zije për viktimat e sulmit. Në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes kryeministrja britanike e dënoi sulmin terrorist dhe e quajti atë të shëmtuar.

Vitet e fundit, me shtimin e akteve terroriste në Europë, qeveria britanike ka qenë në gjendje të lartë të alarmit ndaj terrorizmit. Qysh nga viti 2014, qeveria britanike ka rritur nivelin e gatishmërisë ndaj sulmeve terroriste. Por pas këtij sulmi kryeministrja May deklaroise nuk do të ndryshojë niveli i alarmit 2, nga 5 të tillë. Departamenti i anti-terrorizimit u shpreh më parë se Britania po përballon kërcënimet më të rënda terroriste gjatë 40 vjetëve. Siç njoftojnë mediet britanike, policia vendëse ka asgjësuar 13 tentativa sulmesh terroriste vitet e fundit. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore