Kina dhe SHBA-ja do të mbajnë drejtimin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe

2017-03-20 17:09:56 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:方向---[fāng xiàng]---Drejtim

Presidenti i Kinës Xi Jinping gjatë takimit të dielën në Pekin me sekretarin amerikan të shtetit Rex Tillerson, theksoi se marrëdhëniet kino-amerikane janë shumë të rëndësishme për të dy vendet dhe mbarë botën. "Të dyja palët duhet të mbajnë drejtimin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, me shpirtin e përgjegjësisë ndaj historisë dhe brezave të ardhshëm. Interesat e përbashkëta kino-amerikane janë të më mëdha se dallimet, ndërsa bashkëpunimi është zgjedhja e vetme për të dyja palët" nënvizoi kreu i shtetit kinez.

Xi Jinping vuri në dukje se aktualisht zhvillimi i marrëdhënieve kino-amerikane po përballon sfdida të rëndësishme. Të dyja palët duhet të forcojnë besimin e ndërsjellë dhe të shtojnë njohjen reciproke. Ai tha se marrëdhëniet kino-amerikane duhet të trajtohen në pikpamje afatgjatë dhe strategjike, të rriten fushat e bashkëpunimit, me synim realizimin e përfitimeve të përbashkëta.

Të dyja palët duhet të forcojnë shkëmbimet dhe bashkërendimet mbi çështjet e nxehta rajonale, të respektojnë interesat e ndërsjella, të ruajnë stabilitetin e marrëdhënieve kino-amerikane, të nxitin shkëmbimet miqësore mes popujve dhe të forcojnë vazhdimisht bazën shoqërore të këtyre marrëdhënieve, theksoi kreu i shtetit i Kinës.

Xi Jinping shprehu dëshirën që të dyja palët të nxitin shkëmbimet në nivel të lartë, sipas marrëveshjeve të arritura mes liderëve si dhe të vazhdojnë bashkëpunimin dypalësh rajonal dhe botëror, të trajtojnë dhe kontrollojnë çeshtje delikate në mënyrën e duhur, duke nxitur zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane, në një fazë të re të shëndetëshme dhe të qëndrueshme.

Nga ana e tij sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson i përcolli presidentit Xi Jinping përshëndetje nga homologu i tij Donald Trump dhe u shpreh se presidenti Trump i kushton vëmendje të lartë dialogut me presidentin Xi, si dhe dëshiron të mbahen sa më parë takime të liderëve të të dy vendeve.

Tillerson u shpreh se pala amerikane dëshiron të zhvillojë marrëdhëniet me Kinën pa konflikte, me respekt të ndërsjellë, fitime të përbashkëta, të shtohet njohja e ndërsjellë dhe të forcohet bashkëpunimi dypalësh, për përballimin e sfidave të komunitetit ndërkombëtar.

Të dielën sekretari amerikan i shtetit Tillerson përfundoi vizitën e tij të parë në Kinë, si i pari zytar i lartë amerikan i administratës Trump që viziton këtë vend, që nga janari. Gjatë qëndrimit në Pekin, sekretari Tillerson u takua dhe me ministrin e jashtëm Wang Yi dhe këshilltarin e shtetit Yang Jiechi. Bashkëbiseduesit u ndalën në rëndësinë e bashkëpunimit real kino-amerikan, çeshtjen bërthamore verikoreane etj. Gjithashtu ata diskutuan dhe rreth përgatitjeve për takimin e ardhshëm të liderëve të të dy vendeve. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli