Kina ngul këmbë të nxitë intergrimin ekonomik të Azi- Paqësorit

2017-03-17 17:23:44 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:一体化---[yī tǐ huà]---Integrim

Mbylli të mërkurën punimet në Kili, Takimi i nivelit të lartë për Integrimin Ekonomik të zonës së Azi-Paqësorit. Përfaqësues nga Kina dhe nga 15 vende të zonës së Azi-Paqësorit ranë dakord për nxitjen e globalizimit të ekonomisë, të integrimit të kësaj zone të hapur ekonomike .

Takimi i nivelit të lartë për Integrimin Ekonomik të Zonës së Azi-Paqësorit u zhvillua me temën " Shanse dhe sfida përballë integrimit të Zonës së Azi-Paqësorit". Në takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Kili, Kolumbia, Meksika, Peruja dhe 4 vende anëtare të Aleancës së Oqeanit Paqësor, si dhe 11 vende nënshkruese të Traktatit të Partneritetit të Trans-Paqësorit (TPP), ku përfshihen Kina, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut

Përfaqësuesi i posaçëm i qeverisë kineze për Amerikën Latine, Yin Hengmin i cili kryesonte delegacionin kinez ritheksoi se Kina ngul këmbë në globalizimin e ekonomisë, kundërshton preteksionizmin tregtar dhe nxit integrimin ekonomik të rajonit të Azi-Paqësorit, për një zhvillim të hapur dhe bashkëpunues. Kina do të bëjë përpjekje për shkëmbimet dhe kontaktet e ndërsjella, shtoi ai.

Yin Hengmin vuri në dukje se intergrimi i ekonomisë së zonës së Azi-Paqësorit është versioni aziatik i globalizimit botëror të ekonomisë. Krijimi i Zonës së tregtisë së lirë të Azi-Paqësorit kryhet me dëshirën e përbashkët të palëve. Ndërkoi ai shtoi se Kina do të nxitë aktivisht nismën "Një Brez, Një Rrugë", do të përpiqet për nxitjen e bisedimeve lidhur me partneritetin e zonës.

Yin Henmin u shpreh se Kina i kushton vëmendje të madhe pjesmarrjes në këtë bashkëpunim të vendeve të Amerikës së Jugut dhe dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Kilin dhe Aleancën e vendeve të Paqësorit, për të krijuar së bashku partneritetin ekonomik të rajonit të Azi-Paqësorit dhe për të sjellë gjallëri dhe energji në rritjen ekonomike të kësaj zone.

Në janar të këti viti pala amerikane deklaroi shkëputjen nga TPP-ja. Vendet e tjera në këtë traktat, pjesë e Aleancës së Paqësorit po kërkojnë kanale të shumëanëshme për të forcuar zhvillimin e ekonomive të tyre, duke përshirë pjesëmarrjen e intergrimin e ekonomisë së zonës së Azi Paqësorit.

Në ceremoninë e mbylljes, Aleanca e Paqësorit deklaroi se ajo do të jetë e hapur dhe vendet anëtare do të zhvillojnë marrëveshje të tregtisë së lirë me të gjitha vendet dhe organizatat e zonës ekonomike.

Gjatë 2 ditëve të takimit, përfaqësuesit e vendeve anëtare të TPP-së zhvilluan mbledhjen e parë të ministrave pas shkëputjes së SHBA-së, në të cilën theksuan vazhdimin e veprimtarisë për hapjen e tregut, liberalizimin dhe integrimin e investimeve globale, si dhe luftë kundër proteksionizmit tregtar. Përfaqësuesit kinez dhe amerikan nuk ishin të pranishëm në mbledhjen e ministrave të TPP-së.

Ambasadori Yin i tha medieve se këtë herë pjesëmarrja e delegacionit kineze kishte si qëllim bisedimet për nxitjen e integrimit ekonomik të Azi-Paqësorit me të gjitha palët dhe shtoi se Kina nuk është anëtare e TPP-së ndaj nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e saj. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore