ZTE dhe Huawei renditen në dy vendet e para për aplikimin e patentave ndërkombëtare

2017-03-16 15:59:04 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:专利---[zhuān lì]---Patentë

Më 15 mars, në Gjenevë, Organizata e Pronësisë Intelektuale Globale(OPIG) prezantoi një raport, në të vilin theksohet se kompanitë kineze ZTE dhe Huawei renditen në dy vendet e para për patentat ndërkombëtare të aplikuara.

Raporti publikoi të dhënat mbi mbrojtjen e pronësisë intelektuale ndërkombëtare, ku përfshihen patenta, marka dhe imazhi i produkteve industriale. Sekretari i përgjithshëm i OPIG-ut Francis Gurry u shpreh në konferencën e shtypit në Gjenevë se në krahasim me rritjen e ulët të ekonomisë globale, aplikimet për patentat, markat dhe imazhin e produkteve industriale ndërkombëtare po rriten vazhdimisht.

SHBA-ja renditet në vendin e parë për 39 vjet radhazi, duke paraqitur afro 56.6 mijë aplikime, që zënë afro 1/4 e aplikimeve të përgjithshme. Japonia ka paraqiturafro 45 mijë aplikime, duke zënë vendin e dytë. Kina zë vendin e 3-të me 43 mijë aplikime, ndërsa Gjermania dhe Koreja e Jugut renditen përkatësisht në vendin e 4-të dhe të 5-të.

OPIG-u vuri në dukje se numri i patentave ndërkombëtare të aplikuara nga Kina është rritur mbi 10% çdo vit qysh nga viti 2002. Në vitin 2016, rritja e patentave të aplikuara nga Kina arrin në 44.7%. Sekretari i përgjithshëm i OPIG-ut Francis Gurry tha se:"Kina paraqitet shkëlqyeshëm. E dimë se ekonomia kineze u zhvillua me shpejtësi të madhe dhe numri i patentave të aplikuara nga Kinë u rrit në mbi 10% , por rritja prej 44% është e jashtëzakonshme."

Francis Gurry vuri në dukje se Kina po nxit procesin e transformimit nga "prodhimet e Kinës" tek "krijimet e Kinës", duke shënuar një hap të madh në ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve. Nëse kjo prirje do të vazhdojë, Kina do të bëhet vendi i parë i aplikimit të patentave ndërkombëtare brenda 2 ose 3 vitesh.

Përveç kësaj, kompanitë kineze ZTE dhe Huawei renditen në 2 vendet e para, ndërsa kompania amerikane "Qualcomm Incorporated", kompania japoneze "Mitsubishi Electric Corporation" dhe ajo jugkoreane "LG Electronics" renditen në vendet e tjera. Në listën e patentave të organeve të arsimit të lartë, universitetet amerikane zënë 5 vendet e para, ndër to Universiteti i Kalifornisë, Instituti i Teknologjisë i Masaçusestsit, Universiteti i Harvardit, Universiteti Johns Hopkins dhe Universiteti i Teksasit. Universiteti i Shenzhen-it, Universiteti Tsinghua dhe Universiteti i Minierave i Kinës renditen në 20 vendet e para. Patentat e aplikuara lidhen kryesisht me komunikimin dixhital, të teknologjisë së kompjuterit, inxhinierisë eletrike, teknologjisë mjekësore etj.

Sipas raportit, në vitin 2016, numri i markave ndërkombëtare u rrit 7.2%, duke arritur në 52 mijë. SHBA-ja, Gjermania, Franca, Kina dhe Zvicra renditen në 5 vendet e para. Kina gëzon rritjen më të madhe prej 68.5%, ndërsa Rusia ndodhet në vendin e dytë me një rritje prej 32.7%. Imazhi i produkteve industriale u rrit 35%. Gjermania, Zvicra Koreja e Jugut, SHBA-ja dhe Hollanda renditen në 5 vendet e para, përsa i përket imazhit.

Francis Gurry vuri në dukje se në ekonominë globale, krijuesit lidhen ngushtë me pronësinë intelektuale, me synim nxitjen dhe mbrojtjen e epërsive të tyre në konkurrencën globale. (Xu Guang)