Dispozitat e Përgjithshme të Ligjit Civil u miratuan me shumicë votash

2017-03-15 17:02:48 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:民法---[mín fǎ]---Ligj Civil

Më 15 mars, në sesionin vjetor të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës u miratuan me shumicë votash Dispozitat e Përgjithshme të Ligjit Civil. Kjo shënon përfundimin e procesit legjislativ të Kodit Civil të Kinës.

Dispozitat e Përgjithshme e Ligjit Civil përcaktojnë rregullat themelore të veprimtarisë civile në Kinë. Ato njihen dhe me termin "kushtetuta e vogël", pasi përbëjnë bazën e hartimit të ligjeve të tjera civile. Në këto dispozita përcaktohet mbrojtja e të drejtave të përgjithëshme civile. Në nivel ligjor për herë të parë janë përcaktuar të drejtat e përgjithshme personale; mbrojtja me ligj e pronës së individit; kujdesi ndaj të mitureve dhe janë forcuar të drejtat e të moshuarve; janë shtuar dispozitat mbi mbrojtjen e të drejtave të fetusit etj. Përveç kësaj, të dhënat personale dhe pronësia individuale konsiderohen si të drejta civile që përfshihen në sistemin e mbrojtjes ligjore.

Dispozitat e Përgjithshme të Ligjit Civil janë ndër ligjet e pakta të miratuara në sesionin vjetor parlamentar, brenda 10 viteve të fundit. Shqyrtimi i kodit në sesione tregon rëndësinë e kërkesave të Ligjit Civil, ku trajtohen gjerësisht opinionet e publikut. l Ky kod është shqyrtuar 3 herë në Komitetin e Përhershëm të AKP-së dhe për këtë janë mbledhur opinione të shumta publike. Gjatë shqyrtimit të kodit, në projekt-ligj janë bërë mbi 120 ndryshime, si mosha e personave me aftësi të kufizuara, rritja e dispozitave mbi mbrojtjen e të drejtave të heronjve dhe të dëshmorëve etj, duke u përgjigjur kudesit shorëqor ndaj tyre.

Dispozitat e Përgjithshme të Ligjit Civil të sapomiratuara ndahen në 11 kapitull: si rregullat themelore, personat fizikë, personat ligjorë, organet e paintegruara, të drejtat civile, veprimet e Ligjit Civil, përgjëgjesia civile etj. Këto dipozita do të nisin të zbatohen nga 1 tetori i këtij viti.

Dispozitat e përgjithëshme të Ligjit Civil nuk mund të shfuqizohen. Pas integrimit të përmbajtjes së re të Kodit, do të shfuqizohen dipozitat e vjetra.

Sipas planifikimit për hartimin e Ligjit Civil do të nisë hartimi i pjesëve të Kodit Civil. Mësohet se ka filluar puna për hartimin e kapitullit të vitit 2016, ndërsa objektivi është përfundimi i hartimit të Kodit Civil deri në vitin 2020.

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore