Zgjedhjet parlamentare në Hollandë do të përcaktojnë drejtimet politike evropiane?

2017-03-14 15:38:32 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:大选---[dà xuǎn]---Zgjedhjet parlamentare

Më 15 mars, do të organizohen zgjedhjet e përgjithshme në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Hollandës. Sivjet, 28 parti do të konkurrojnë për 150 vende t ë kësaj Dhome. Sipas sondazhit më të ri, përkrahja ndaj partisë së djathtë ekstremiste "Partia për Liri"(PPV)) renditet në vendin e 2-të, duke ndjekur Partinë Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD), që është partia në pushtet.

Diferenca mes tyre mes tyre nuk është e madhe. Përse Partia për Liri ka fituar një përkrahje kaq të madhe të elektoratit ?

Partia për Liri u formua në vitin 2006 dhe lideri i saj është Geert Wilders, që ka bërë deklarata të ashpra anti-islamike, kundër emigrimit dhe kundër BE-së. Kjo parti i përket të djathtës ekstreme. Nëndrejtorja e Shkollës së Administrimit të Rotterdamit pranë Universitetit Erasmus të Hollandës, profesorja Zhang Ying është e mendimit se kjo dukuri nuk është e pavarur, pasi një e tillë ndodhi dhe në SHBA. Lidhur me këtë ajo u shpreh :

"Kjo lëvizje konservatore e liberalizmit ekonomik është e pranishme në çdo vend të botës, për shkak të problemeve politike, ekonomike dhe të sigurisë. Nëse shpërndarja ekonomike nuk mund të jetë e barabartë, liberalizimi ekonomik konservator dhe proteksionizmi do të popullarizohen. Në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Hollandë aktualisht haset kjo dukuri."

Geert Wilders ka ripërsëritur deklaratën se nëse zgjidhet kryeministër i Hollandës, ky vend nuk do të pranojë emigrantë dhe refugjatë nga vendet islamike; Hollanda do të dalë jashtë BE-së; do të pakësohet subvencionimi ndaj të moshuarve, ndërsa mosha e pensionit do të jetë 65 vjeç. Disa media e lanë quajtur Geert Wilders-in, "Trumpi i Hollandës".

Zhang Ying tha se shumica e përkrahësve të Geert Wilders-it vjen nga ajo shtresë shoqërore që jeton në fshatra apo në qytetet e vogla periferike.

Megjithëse nuk dimë ende rezultatet e zgjedhjeve në Hollandë, ngritja e forcave të djathta ekstreme do të ndikojë te vendet e tjera evropiane. Këtë vit, në Francë, Gjermani, Çeki, Bullgari do të zhvillohen zgjedhjet. Prandaj, zgjedhjet parlamentare në Hollandë konsiderohen si orientuese për politikën e BE-së. Zhang Ying tha:

"Së pari, Hollanda është vend anëtar i BE-së, që nga krijimi i kësaj organizate. Së dyti, GDP-ja për frymë në Hollandë është shumë e lartë jo vetëm në zonën e euros, por edhe në BE. Në Parlamentin Europian, Hollanda përfaqësohet nga shumë europarlamentarë. Nëse ndodhin ndryshime të mëdha në Hollandë, kjo do të ishte një goditje e madhe ndaj zgjedhjeve parlamentare në Gjermani dhe Francë. Përveç kësaj, kriza e refugjatëve dhe aktet terroriste mund të ndikojnë në shtimin e pasigurisë së votuesve. Nëse Hollanda ka zgjedhur proteksionizmin, edhe vendet e tjera mund ta marrin parasysh këtë rrugë."

Nga ana ekonomike, shumë kompani evropiane janë vendosur në portet hollandeze ose kanë degët e tyre në këtë vend. Roterdami është porti më i madh evropian. Për këtë arësye Hollanda nuk duhet të zbatojë politikën proteksioniste. Zhang Ying theksoi se rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Hollandë do të shkaktojnë ndikim të madh jo vetëm ndaj BE-së, por edhe ndaj globalizmit ekonomik në të ardhmen. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore