Kina vendos objektivin kundër varfërisë

2017-03-08 17:17:17 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:贫困---[pín kùn]---Vafëri

Drejtori i zyrës së mbështetjes për të varfrit pranë Këshillit të Shtetit Liu Yongfu u shpreh të martën se para vitit 2020, Kina do të zgjidhë problemin e varfërisë në zonat fshatare, do të ndihmojë qytezat e varfëra të dalin nga varfëria, si dhe do të zgjidhë problemin e varfërisë rajonale. Për këtë, Kina do të zbatojë rregulla më të rrepta inspektimi, për të siguruar që arritjet në këtë drejtim mund të kontrollohen.

Tani në Kinë ka mbi 40 milionë të varfër. Liu Yongfu bëri të ditur që në krahinat e vendit është caktuar objektivi kundër varfërisë dhe është vendosur standardi i daljes nga varfëria.

Fjala kyçe:贫困---[pín kùn]---Vafëri

"Standardi për daljen nga varfëria synon që në qyteza dhe fshatra varfëria të ulet nën 2%. Duhet të realizohen nivelet e mirëqenies dhe garantimi i saj përveshje, arsim të detyruar, sigurim shëndetësor dhe strehim," tha Liu Yongfu para mediave.

Para 31 vjetësh, Kina për herë të parë vendosi standardin e mbështetjes së shtresës së varfër të popullsisë. Sipas këtij standari, në mbarë vendin kishte 125 milionë të varfër. Ndërsa tani, për të mbështetur 40 milionë të varfërit të dalin nga kjo gjendje duhet të merren masa konkrete. Liu Yongfu bëri të ditur që detyra kryesore për pakësimin e të varfërve është mbështetja për sektorët e prodhimit.

"Në fund të fundit, dalja nga varfëria duhet të varet nga zhvillimi i sektorëve të prodhimit. Njerëzit e varfër përbëjnë objektivin e përpjekjeve tona dhe ndërmarrjet janë objektivi i përpjekjeve për zhvillimin e sektorit të prodhimit. Në këtë drejtim, veprimtaria e mbështetjes për të varfërit duhet të drejtohet nga qeveria dhe të menaxhohet nga tregu. Duhet të formohet një sistem me pjesëmarrjen e të varfërve, i cili të nxitet nga ndërmarrjet," theksoi Liu Yongfu.

"Ne do të vazhdojmë të zbatojmë kërkesat thelbësore të politikave në këtë drejtim, për të siguruar që të varfërit të gëzojnë politikat e vendit. Nëpërmjet këtyre masave dhe politikave, mund të garantohet cilësia e mbështetjes për dalje nga varfëria," tha Liu.

"Për të garantuar cilësinë e mbështetjes për daljen nga varfëria, së pari duhet të sigurohet kontrolli shtetëror, së dyti të bëhet kontrolli i përbashkët mes 22 provincave dhe krahinave perëndimore dhe së treti, të bëhet vlerësimi nga afër nga një palë e tretë," u shpreh Liu Yongfu.

Vitet e fundit, Kina ka ulur ndjeshëm numrin e të varfërve ruajtur nivel të dukshëm në pakësimin e të varfërve me mbi 10 milionë veta në vit. Sivjet qeveria qendrore ka caktuar objektivin për pakësimin e mbi 10 milionë të varfërve në zonat rurale.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore