Kina krijon shanse të reja për globalizim ekonomik

2017-03-06 18:48:59 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:机遇---[jī yù]---Shans

Në Kinë po zhvillohen dy sesionet për vitin 2017. Si çdo vit dy sesionet kanë ngjallur vëmendje të madhe nga e gjithë bota, sepse Kina po krijon shanse të reja për globalizimin ekonomik.

Vitet e fundit, ekonomia botërore është përballur me sfida të shumta. Situata politike ka ndryshuar dhe rimëkëmbja e ekonomike po kryhet ngadalë, gjithashtu është shtuar anti-globalizimi dhe terrorizmi. Ndërkohë, ekonomia kineze përballet me problemet e saj, si fuqia e pamjaftueshme nga brenda dhe rreziqet financiare. Në një gjendje të tillë të vështirë, ka dy opsione: globalizim më i hapur dhe më i barabartë ose proteksionizëm. Në këtë moment kyç, Kina zgjodhi rrugën e globalizimit.

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping ka theksuar shumë herë që Kina do të mbajë gjithmonë derën e hapur për botën dhe kjo derë nuk do të mbyllet. Reforma dhe hapja që nisën në vitet 1970 kanë përcaktuar drejtimin e zhvillimit për Kinën, si dhe kanë nxitur reformën më të madhe dhe më të shpejtë në historinë e njerëzimit. Ky sukses i madh ka sjellë efekte gjigante për komunitetin ndërkombëtar. Në vitin 2016, kontributi i Kinës për rrijtjen globale arriti në 34% dhe në 5 vitet e ardhshme, Kina do të importojë mallra me vlerë prej 8 trilionë dollarësh amerikanë, do të tërheqë investime prej 600 miliardë dollarësh amerikanë nga jashtë, do të bëjë investime të jashtme prej mbi 750 miliardë dollarësh dhe do të nxitë 700 milionë njerëz të dalin jashtë vendit për turizëm. Këto shifra janë vërtetë efekte ekonomike për vendet e botës.

Duke përballuar sfida dhe vështirësi, Kina ka caktuar mënyrën e re të zhvillimit nëpërmjet reformave në anën e ofertës dhe ndryshimit të modelit të zhvillimit, për të përmirësuar strukturën ekonomike dhe për të eksploruar energji të reja ekonomike. Masat konkrete janë heqja e kapacitetit të tepërt të prodhimit, pakësimi i nivelit të rezervës së banesave, ulja e kostos dhe plotësimi i disavantazhit, etj. Përveç këtyre, Kina është e para që paraqiti konceptin e menaxhimit global me barazinë si bazë, hapjen si drejtim, bashkëpunimin si fuqi dhe shpërndarjen si synim.

Pas paraqitjes së nismës "Një brez, një rrugë", mbi 100 vende e organizata ndërkombëtare kanë marrë pjesë në mënyrë aktive, duke nënëshkruar mbi 40 marrëveshje bashkëpunimi. Ndërmarrjet kineze kanë ndërtuar 56 zona bashkëpunimi ekonomik në mbi 20 vende përgjatë brezit ekonomik dhe rrugës detare të mëndafshit. Pas formimit të bankës BAII, 7 vende, ndër të cilat Pakistani kanë marrë kredi prej 1.73 miliardë dollarësh. Kjo ka krijuar një bazë të çmuar fondesh për ndërtimin e infrastrukturës së vendeve në zhvillim.

Nëse shohim gjendjen e tanishme dhe të ardhshme, do të kuptojmë që zhvillimi i Kinës është zhvillimi i botës, shansi i Kinës është shansi i botës. Dhe Kina e ka marrë përsipër këtë detyrë.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore