Mbahet konferencat e shtypit e sesionit vjetor të KKPPK-së

2017-03-03 15:18:37 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:政协---[zhèng xié]---Konferencë Konsultative Politike

Në prag të sesionit të 5-të të Legjislaturës së 12-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, shtypi u zhvillua të enjten në Pekin një konferencë prezantimi për gazetarët. Sipas zëdhënësit Wang Guoqing, sesioni i këtij viti do të hapet të premten dhe mbyllet pas 10 ditësh në Pallatin e Popullit. Tani është gati dhe qendra e medias për të mirëpritur korrespondentët e vendeve të ndryshme për mbulimin e këtij mitingu politik vjetor të Kinës.

Duke ju përgjigjur pyetjes mbi ekonominë kombëtare, z. Wang tha se në sfondin e një rigjallërimi të ngadaltë të ekonomisë globale, GDP-ja e Kinës arriti në 10.14 trilionë dollarë amerikanë, ndërsa vendi ruajti vendin e parë për shpejtësinë e rritjes ndër ekonomitë kryesore botërore. Kjo është një nisje e mirë për zbatimin e Planit të 13-të Pesëvjeçar, i cili fokusohet te rritja e cilësisë së zhvillimit ekonomik të Kinës. Vitin e kaluar, ekonomia kineze kontribuoi me 33.2% të rritjes së përgjithshme ekonomike botërore. Këtë vit, pritet që Kina të mbetet sërish motori më i fuqishëm i zhvillimit ekonomik botëror.  

Në lidhje me nisën "Një brez, një rrugë", zëdhënësi tha se zbatimi i kësaj nisme po kryhet nga të gjithë vendet e përfshira pavarësisht se propozimi vjen nga Kina. Ai theksoi se rezultatet e nismës kanë favorizuar tërë botën. Deri tani, mbi 100 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare kanë deklaruar pjesëmarrjen.

Mbi 40 prej tyre kanë nënshkruar marrëveshje konkrete, ndërsa janë krijuar 56 rajone bashkëpunimi ekonomik tregtar. Mësohet se deri tani Kina investuar 18 miliardë dollarë amerikanë, duke gjeneruar 1 miliard dollarë amerikanë taksa dhe janë krijuar 160 mijë vende pune në vendet përkatëse.

Sivjet shënohet ndërkohë dhe 20 vjetori i marrjes së sovranitetit të Hong Kong-ut. Zëdhënësi Wang Guoqing tha se arritjet e politikës "një shtet, dy sisteme" kanë pasuar njohje të gjerë ndërkombëtare. Parimi i kësaj risie politike është mbrojtja e sovranitetit, sigurisë dhe zhvillimit të vendit dhe garantimi i zhvillimit të qëndrueshëm afatgjatë të Hong Kong-ut.

Në lidhje me zgjedhjen e guvernatorit të ri të rajonit, z. Wang shprehu dëshirën që procesi të zhvillohet sipas ligjit.

"Ne jemi bindur për zgjedhjen e një kandidati të aftë që e do atdheun, Hong Kong-un dhe ka besimin e qeverisë qendrore dhe popullit të Hong Kong-ut", tha zëdhënësi Wang.

Në përgjigjen e pyetjes mbi mosmarrëveshjet në Detin e Kinës Jugore, zëdhënësi theksoi se ishujt dhe ujërat për të cilët ka pretendime janë territor i qenësishëm i Kinës. Kështu që sipas Wang, është normale që ndërtohen dhe dislokohen pajisje mbrojtëse.

"Dikush jashtë rajonit tonë spekulon me të ashtuquajturën kërcënimin nga Kina të lirisë së lundrimit, gjë që është e pa bazë. Kina do të mbrojë me vendosmëri lirinë e lundrimit të vendeve të ndryshme sipas ligjit ndërkombëtar në Detin e Kinës Jugore. Ne kemi krijuar një sistem bashkëpunimi me shumë vende rajonale për të garantuar edhe sigurinë e lundrimit në linjat detare në këto ujëra", tha z. Wang në konferencë shtypi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore