Kinë, qëndrueshmëri në punësim dhe menaxhimin e fondit të pensioneve

2017-03-02 17:57:43 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:保险---[bǎo xiǎn]---Sigurimet

Në prag të takimit vjetor politik parlamentar, Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore zhvilloi të mërkurën në Pekin një konferencë shtypi, ku prezantoi veprimtarinë e shërbimeve publike të vendit, gjatë vitit të kaluar dhe planin e sivjetshëm.

Sipas ministrit Yin Weimin, në vitin 2017, qeveria kineze do t'i kushtojë vëmendje në vijim shtimit të vendeve të punës, thellimit të reformës së sigurimeve shoqërore, duke garantuar funksionimin e mbarë të fondit të pensioneve.

Punësimi është një faktor i rëndësishëm që ndikon zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin ekonomik të Kinës. Ministri Yin u shpreh se vitin e kaluar, janë shtuar 13.14 milionë vende të reja pune dhe papunësia në zonat urbane është mbajtur nën 4.5%, në përputhje me objektivin e parapërcaktuar. Ai shtoi se këtë vit, ministria që drejton do të ketë një objektiv të vështirë siç është gjendja komplekse e punësimit. Sipas tij, sivjet qeveria do të vazhdojë ta trajtojë me përparësi zgjidhjen e problemit të punësimit të të diplomuarve nga shkollat e larta, nëpërmjet masave të shumta.

Në konferencën e shtypit të mërkurën, fondi i pensioneve ishte në fokus të mediave. Nga fundi i vitit 2016, Kina ka nisur eksperimentin për përdorimin e këtij fondi në investime. Sipas zv.Ministrit të Burimeve Njerëzore dhe të Sigurimeve Shoqërore, You Jun, deri tani janë shpërndarë 360 miliardë juanë(52.33 miliardë dollarë amerikanë) të 7 provincave në projektet e investimeve. Ai theksoi se siguria e kapitaleve do të jetë me rëndësi të madhe për përdorimin e fondit të pensioneve për qëllime investimi.

"Megjithatë, kjo nuk do të thotë se fondi i pensioneve eksperimentale është hedhur në bursë pasi kjo përbën një ndër alternativat e investimeve dhe do të veprojmë në një kohë të përshtatshme sipas gjendjes së tregut. Me përgatitjen e këtij sistemi do të krijojmë dhe sisteme të tjera për të mbajtur nën kontroll rreziqet e mundshme. Ne do të forcojmë më tej kontrollin e rreziqeve në të ardhmen, duke garantuar edhe fitim të investimeve të fondit të pensioneve", tha zv.ministri You.

Mrekulli
Lajmet Kryesore