Gjenevë, hapet sesioni i 34-t i Këshilli të të Drejtave të Njeriut

2017-02-28 17:51:14 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:人权---[rén quán]---Të drejtat e njeriut 

U hap në Gjenevë Sesioni i 34-t i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 47 vende anëtare, vende vëzhguese dhe disa organizata joqeveritare në këtë fushë. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, theksoi në fjalimin e hapjes përgjegjësinë e përbashkët të palëve për përmirësimin e të drejtave të njeriut.

Guterresi vuri në dukje se bota po bëhet më e rrezikshme, e paparashikueshme dhe kaotike. Në këtë çast, konfliktet e vjetra nuk po përfundojnë dhe të rinj po dalin njëri pas tjetrit, gjë që sekretari i përgjithshëm e lidhi me kërcënimet nga terrorizmi global dhe ekstremizmi i dhunshëm.

"Po shohim se janë në rritje e sipër fenomenet jonormale të populizmit, ekstremizmit, racizmit, ksenofobisë, anti-semitizmit, urrejtja ndaj myslimanëve si dhe padurimet në forma të ndryshme. Emigrantët dhe të drejtat e tyre po pësojnë goditje dhe po shtohet trafikimi njerëzor. Për shak të luftës, shumë njerëz arratisen jashtë vendit. Kështu që komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësi të pashmangshme. Sfidat para nesh nuk duhet të shihen vetëm si ndarje e barrës, por ndarje e përgjegjësive. Kemi përgjegjësi të përbashkëta, të cilat përcaktohen nga i njëjti koncept i vlerave dhe Karta e OKB-së", tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së.

Ndërsa, komisioneri i lartë i OKB-së për çështjen e të drejtave të njeriut, Zeid Ra'ad Al Hussein, theksoi në fjalimin e tij rëndësinë e ruajtjes së mekanizmit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

"Për ato autoritete politike që kërcënojnë ekzistencën e sistemit shumëpalësh ose planifikojnë të tërhiqen nga ky sistem, duhet të bie kambana alarmi. Ne nuk do të rrimë duarkryq sepse do të humbim shumë dhe kemi më shumë për të mbrojtur. Të drejtat tona, të drejtat e të tjerëve si dhe e ardhmja e planetit tonë nuk duhet t'u lihen spekulatorëve politikë kokëkrisur", tha z. Hussein.

Analistët theksuan se komentet e komisionerit të lartë të OKB-së, janë një reagim ndaj thashethemnajës se ShBA-ja mund të tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

Sipas oficerëve të informacionit të Këshillit, gjatë mbledhjes, ekspertët dhe organet e pavarura hetimore do të dorëzojnë mbi 100 raporte për të drejtat e njeriut dhe situatën në vende të ndryshme.

Temat e kësaj mbledhjeje përfshijnë dënimin me vdekje, ndryshimin klimatik, të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuar, të drejtat e fëmijëve, problemet raciste etj.

Gjithashtu, pjesëmarrësit do të diskutojnë edhe të drejtat e njeriut në Siri, Korenë e Veriut, Iran, Eritre, Mianmar dhe territoret e pushtuar të Palestinës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore