Kinë, ekspertët: Risi, për zhvillimin ekonomik të krahinave qendrore e perëndimore

2017-02-27 15:18:16 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:分化---[fēn huà]---Difenrencim

Zhvillimi ekonomik i Kinës shfaq diferencim të dukshëm midis krahinave. Kështu që nxitja e koordinimit rajonal në këtë drejtim ka qenë gjithmonë një ndër detyrat kryesore të qeverisë.

Për këtë qëllim, u krijua të dielën në Pekin "Forumi i 50 Ekonomistëve për Zhvillimin Rajonal të Kinës". Në seminarin e zhvilluar në të njëjtën ditë, ekspertë pjesëmarrës u shprehën se për të ngushtuar diferencimin e madh midis krahinave të vendit, rajonet qendrore dhe perëndimore duhet të mbështeten te risitë si koncept zhvillimi, duke synuar zbatimin e modeleve të rinj ekonomikë me bazë internetin.

Tani për tani, Kina po planifikon dhe zbaton strategjinë e zhvillimit rajonal në krahinat Perëndimore, Verilindore, Lindore dhe Qendrore dhe në vendet përgjatë nismës "Një brez, një Rrugë", si dhe duke nxitur integrimin ekonomik të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei dhe zonave përgjatë lumit Jance.

Me ndikim të shumë faktorëve, zhvillimi rajonal i Kinës përballet me një sërë problemesh sidomos diferencimi i dukshëm i zhvillimit, që ekziston në krahinat të ndryshme të vendit. Disa krahina janë kanë ende vështirësi të mëdha për vetëzhvillim dhe përpjesëtim të ngadaltë në integrim ekonomik me zonat e zhvilluara.

Këshilltari i qeverisë kineze, ish-kreu i Komisionit Shtetëror të Zhvillimit dhe të Reformës Xu Xianping, është i mendimit se për sa i përket ndryshimit të zhvillimit rajonal, krahinat Lindore janë më të zhvilluara, kurse ato të pazhvilluara përqendrohen kryesisht në Qendër dhe Perëndim, ku kërkohet më shumë risi si koncept zhvillimi.

"Për zhvillimin rajonal në Qendër dhe Perëndim të vendit, risia si koncept ka rëndësi të madhe sepse në krahasim me krahinat e zhvilluara, autoritetet vendore janë mësuar të nxisin zhvillimin nëpërmjet metodave të vjetra. Ata i kushtojnë më shumë vëmendje projekteve të mëdha dhe ndërmarrjeve të fuqishme, dhe mungon mbështetja e duhur ndaj kompanive të vogla dhe të mesme. Ata preferojnë të nxisin novacion me anën e zbatimit të projekteve dhe shfrytëzimit të investimeve, por mungojnë ndihmat ndaj zhvillimit teknologjik dhe përgatitjes e inkurajimit të talenteve".

Në fakt, teknologjia e re, industritë e reja, bizneset dhe modelet e rinj janë një shans i rëndësishëm për krahinat Qendrore dhe Perëndimore.

Sipas z. Fan Hengshan, zv./sekretari i përgjithshëm i Komisionit Shtetëror të Zhvillimit dhe të Reformës, me kushtet e rinj të mjedisit natyror dhe të energjisë, ekonomia në krahinat e prapambetura mund të realizojnë rritje të ndryshme.

"Nëse ato (zona të pazhvilluara) mund shfrytëzohet tregu i integruar, epërsia e hapjes, platformat e reja teknologjike etj., kështu ato do të kapërcejnë të metat e strukturës së mëparshme ekonomike që kufizohen nga industritë tradicionale, duke formuar pika të reja rritjeje. Vitet e fundit, zhvillimi i sektorëve përkatës në krahinat qendrore e lindore pothuajse ndodhet në të njëjtin nivel me zonat e zhvilluara lindore", shtoi z. Fan.

Fjala kyçe: diferencim

Mrekulli
Lajmet Kryesore