OKB-ja nxit palët siriane të ngarkohen me përgjegjësi historike

2017-02-24 15:10:13 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:责任---[zé rèn]---Përgjegjësi

Më 23 shkurt, në Gjenevë, rifilloi raundi i ri i bisedimeve të paqes për Sirinë. I dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së mbi problemin e Sirisë, Staffan de Mistura nëpërmjet një deklarate i bëri thirrje qeverisë siriane dhe fraksioneve opozitare të ngarkohen me "përgjegjësi historike", të zgjidhin në mënyrë paqesore konfliktin 6 vjeçar në këtë vend.

Në deklaratën e të dërguarit Staffan de Mistura thuhet se konflikti në Siri nuk mund të zgjidhet me mënyrë ushtarake, por vetëm me rrugë politike. Ai u bëri thirrje palëve të ndryshme të ngarkohen me "përgjegjësi historike":

"Kjo është përgjegjësia jonë solemne dhe historike. Nuk duam të vazhdojë shkelja e të drejtave të njeriut, nuk dëshirojmë largimin e sirianëve nga vendlinjda e tyre, nuk duam që terrorizmi të zhvillohet më tej.", tha i dërguari i OKB-së.

Staffan de Mistura u shpreh se tema kryesore të këtij raundi bisedimesh është krijimi i qeverisë kalimtare, rihartimi i kushtetutës, riorganizimi i zgjedhjeve të përgjithshme, në përputhje me rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Staffan de Mistura vuri në dukje se pas konflikteve shumëvjeçare, çeshtje si armëpushimi etj po përballojnë sfida të reja. Ai tha para medias se nuk shpreson arritje të jashtëzakonshme, pasi kjo është një detyrë mjaft e vështirë.

"Dje thashë se nuk besoj në mrekulli. Po përballemi me një objektiv të madh, që nuk është i thjeshtë por duhet të marrim përsipër këtë detyrë ."

Qysh nga shpërthimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011, janë vrarë afro 400 mijë vetë dhe miliona të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre .

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore