Ministri i Tregtisë i Kinës: Kina do të vazhdojë tërheqjen e investimeve të huaja

2017-02-22 17:09:40 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 吸引---[xī yǐn]---Tërheqje

Ministri i Tregtisë i Kinës Gao Hucheng u shpreh të martën se kohët e fundit ka patur shqetësime rreth "largimit të investimeve të huaja nga Kina", që në fakt është e pabazë. Tërheqja e investimeve të huaja është një objektiv i rëndësishëm i politikave themelore të Kinës. Në vitin 2017, Kina do të forcojë tërheqjen e investimeve të huaja. Gao Hucheng theksoi se investimet e Kinës në vendet e tjera do të vazhdojnë rritjen e shpejtë. Kina do të lehtësojë në mënyrë të pandërprerë investimet e huaja në Kinë.

Në janar të vitit 2017, investimet e huaja në Kinë janë ulur 9.2% në krahësim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për këtë problem, në konferencën e shtypit të zyrës së informacionit të këshillit të shtetit të Kinës, Ga Hucheng u shpreh:

"Në kuadër të rënies së investimeve të drejtpërdrejta globale vitin e kaluar, Kina ka tërhequr investime të huaja prej 813.2 miliardë juanësh, duke shënuar një rritje prej 4.1% , krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në janarin e këtij viti, investimet e huaja në Kinë shënuannjë reduktim të lehtë. S'mund të shpjegojmë hollësisht rënien e investimeve, duke iu referuar vetëm 1 muaji. Festa e Pranverës, një festë tracicionale kineze zhvillohet në janar ose në shkurt. Kjo është një dukuri e veçantë në Kinë, që mund të ndikojë dhe në të dhënat statistikore."tha ministri Gao.

Gao Hucheng u shpreh se në vitin 2017, Kina do të forcojë tërheqjen e investimeve të huaja dhe pakësimin e kufizimeve për hyrjen e tyre. Kina do të nxitë lehtësimin e investimeve, duke krijuar një klimë të barabartë, transparente dhe të parashikueshme tregtare.

"Së pari, do të pakësojmë kufizimet për hyrjen e investimeve të huaja. Do të hartojmë politika rajonale dhe sektoriale, të diferencuara dhe do të nxitim investimet e huaja në krahinat qendrore dhe perëndimore të Kinës, si dhe në Kinën verilindore. Së dyti, do të nxitim lehtësimin e investimeve të huaja. Së treti, përpiqemi për krijimin e mjedisit të tregtisë së barabartë, transparente dhe të parashikueshme. Do të thellojmë reformat në fushën e investimeve të huaja, duke garantuar barazinë në konkurrencën mes ndërmarrjeve të huaja dhe ndërmarrjeve vendëse."

Në vitin 2016, investimet e përgjithshme të Kinës në vendet e tjera u rritën shumë shpejt. Investimet e drejtpërdrejta jo financiare në vendet e tjera arriitën në 170 miliardë dollarë në vitin 2016, duke u shtuar 40% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gao Hucheng theksoi se investimet e Kinës në vendet e tjera do të vazhdojnë rritjen e shpejtë dhe Kina do të ofrojë lehtësimet për të inkurajuar investimet e huaja në Kinë.

(Xu Guang/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore