Pence rikonfirmoi rëndësinë e partneritetit amerikano-evropian

2017-02-21 14:32:50 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:伙伴---[huǒ bàn]---Partner

Më 20 shkurt, zv-presidenti amerikan Mike Pence vizitoi selinë e BE-së. Ai zhvilloi bisedime me presidentin e e Këshillit të Evropës Donald Tusk dhe atë të BE-së Jean - Claude Juncker. Mike Pence rikonfirmoi se administrata e Trumpit do të vazhdojë ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit me BE-në në fushat e sigurisë dhe të ekonomisë. Sipas analistëve, vizita e Mike Pence në Bruksel është për të qetësuar dhe zbutur shqetësimin e BE-së.

Pas Konferencës së Sigurisë në Mynih, Mike Pence arriti në Bruksel. Kjo është vizita e parë e tij qysh nga marrja e detyrës së zv-presidentit të SHBA-së , në janar të këtij viti. Pasi zhvilloi bisedime me kreun e Këshillit të Evropës Donald Tusk, ata bënë së bashku një deklaratë për mediet. Sipas Pence, në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, ai konfirmoi premtimet e SHBA-së ndaj NATO-s, por presidenti Trump i kërkoi që të vizitojë selinë e BE-së në Bruksel dhe të japë më shumë informacione. Lidhur me këtë Pence tha :

"Në emër të presidentit amerikan Donald Trump, deklaroj qëndrimin e vendosur të SHBA-së për bashkëpunim të vazhdueshëm me BE-në, për vendosjen e marrëdhënieve të partneritetit mes dy palëve. Pavarësisht dallimeve, në të dy kontinentet gëzojmë të njëjtat trashëgimi historike, vlera dhe objektiva të përbashkëta."

Mike Pence ridkonfirmoi se SHBA-ja do ta konsiderojë BE-në si partner kundër terrorizmit. Ai u shpreh se SHBA-ja do të bashkëpunojë me BE-në,duke ruajtur presionet ndaj Rusisë. SHBA-ja përkrahu shtimin e forcave ushtarake në Poloni dhe Detin Baltik. Lidhur me çeshtjen e Ukrainës, SHBA-ja kërkoi që Rusia të zbatojë marrëveshjen e Minskut dhe të mos përkeqësojë më tej gjendjen në lindje të Ukrainës.

Në konferencë shtypi, Donald Tusk theksoi rëndësinë e këtyre bisedimeve. Ai tha se në muajt e kaluar, në SHBA kanë ndodhur shumë gjëra. Për BE-në, opinionet mbi marrëdhënien mes SHBA-së dhe Evropës dhe politikat e sigurisë të përbashkta janë jo vetëm të reja, por edhe të çuditshme. Duke shtjelluar opinionin e Donald Trump mbi "konceptin e NATO-s si të papërshtatshëm për kohët e sotme", Tusk theksoi se koncepti i NATO-s përshtatet me kërkesat aktuale. Ai kërkoi me këmbëngulje që administrata Trump të përkrahë integrimin e BE-së. Për këtë ai theksoi:

"Shpresojmë që si në të kaluarën, SHBA-ja të përkrahë sinqerisht me qëndrim të qartë, idenë e integrimit të BE-së. Nëse Evropa nuk mund të bashkohet, bota jonë do të përkeqësohet më tej. Populli amerikan e kupton vlerën e madhe të bashkimit", nënvizoi Tusk.

Donald Tusk u shpreh se të dy palët zhvilluan bisedime të sinqerta, që janë pritur pozitivisht nga qeveria amerikane lidhur me çeshtje si rendi ndërkombëtar, siguria dhe qëndrimi i qeverisë amerikane ndaj BE-së. Ai shprehu dëshirën që qeveria amerikane të mbajë premtimet e saj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore