Konferenca e Sigurisë e Mynih-ut: BE-ja dhe SHBA-ja në kërkim të unanimitetit

2017-02-20 14:50:31 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:共识---[gòng shí]---Mendime unanime

Më 18 shkurt, në ditën e dytë të Konferencës së 53-të ndërkombëtare për Sigurinë, në Mynih të Gjermanisë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe zv-presidenti amerikan Mike Pence morën pjesë në punimet e saj. Ky është edhe takimi i parë mes kancelares gjermane dhe anëtarit të ri të qeverisë së re amerikane.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, zv-presidenti amerikan Mike Pence, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg dhe përfaqësuesja e lartë e diplomacise dhe sigurisë së BE-së Federica Mogherini, folën rreth temës "marrëdhënia e partneritetit transatlantik dhe rendi ndërkombëtar".

Kjo është pjesëmarrja e dytë e Angela Merkel-it në këtë konferencë pas dy vitesh. Ajo tha se në dekadat e kaluara, në botë kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Marrëdhëniet mes vendeve të mëdha, situata gjeopolitike dhe rendi ndërkombëtar kanë ndryshuar shumë. Në këtë sfond, asnjë vend nuk mund të përballojë sfidat i vetëm, theksoi Merkel.

Zv-presidenti amerikan Mike Pence theksoi në fjalimin e tij se fati i SHBA-së lidhet ngushtë me Evropën.

"Sot, si përfaqësues i presidentit amerikan Donald Trump, garantoj se SHBA-ja do të vazhdojë përkrahjen e madhe ndaj NATO-s, do të zbatojë me vendosmëri premtimet e saj ndaj Aleancës Transatlantike. Fati i SHBA-së lidhet ngushtë me Evropën, problemet tuaja janë dhe problemet tona, arritjet tuaja janë edhe arritjet tona. Do të ecim së bashku përpara drejt së ardhmes." tha Pence.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vuri në dukje se problemet e sigurisë ndërkombëtare lidhen në mënyrë të pashmangshme me globalizimin. Është e vërtetë që globalizimi ka përmirësuar jetën e popujve, por në të njëjtën kohë thellimi i dallimit mes të varfërve dhe të pasurve, pabarazia mes shtresave të ndryshme kanë shkaktuar më shumë kërcënime ndaj sigurisë dhe stabilitetit.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-së Jens Stoltenberg, ruajtja e bashkëpunimit rajonal, goditja ndaj terrorizmit janë detyra afatgjata dhe të vështira. Me përkrahjen e SHBA-së, forcimi i aftësisë së mbrojtjes është vetëm një aspekt, por më e rëndësishme është që çdo palë e NATO-s të ngarkohet me detyrat e duhura, nën parimet e barazisë.

Më 19 shkurt përfundoi punimet Konferenca treditore për sigurinë, që u zhvillua në Mynih të Gjermanisë. (Xu Guang/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore