Konferenca e Munihut në kërkim të rrugëdaljes në një mjedis të paqartë sigurie

2017-02-17 17:20:01 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 安全---[ān quán]---Siguri

Sot (më 17 shkurt) do të hapet në Munih të Gjermanisë Jugore, Konferenca e 53-të e Sigurisë. Në prag të hapjes së takimit, kreu i konferencës, Wolfgang Ischinger, paraqiti raportin e sigurisë së Munihut për vitin 2017.

Gjatë prezantimit të raportit, Ischingeri u shpreh se si një nga forumet më të rëndësishme të tanishme për sigurinë strategjike ndërkombëtare, Konferenca e Sigurisë e Munihut, do të fokusohet rreth problemeve ndërkombëtare.

Ai tha se temat e këtij viti përfshijnë luftën në Siri, krizën e Ukrainës, marrëdhëniet me Rusinë etj. Këto çështje bëhen më të mprehta dhe pasiguria është më e madhe pas ardhjes në pushtet të presidentit të ri amerikan Donald Trump, politikat e të cilit për përballimin e sfidave të brendshme dhe të jashtme mbeten ende të paqarta.

Ischinger tha se gjendja e sigurisë në botë nuk ka qenë kaq e dobët pas Luftës së Dytë Botërore, saç është tani. Ai nënvizoi se integrimi europian është bërë edhe më i vështirë, sidomos pas kërcënimeve të organizatave terroriste dhe riformulimit të politikave nga administrata e re amerikane. Ekziston frika se rendi liberal botëror që drejtohet nga Perëndimi po shkon drejt fundit.

Duke folur për Raportin e Sigurisë së Munihut të vitit 2017, një material prej 90 faqesh i hartuar nga disa Think Tank, Ischingeri u shpreh se ai paraqet rezultatet e sondazheve dhe disa analiza për aktualitetin, por nuk jep përgjigje të drejtpërdrejta.

Pjesëmarrësit e konferencës pritet që të zhvillojnë diskutime lidhur me çështjet që ngre raporti.

Që nga viti 1963 e deri tani, Konferenca e Sigurisë e Munihut është bërë forumi më i madh ndërkombëtar i diskutimit të politikave të sigurisë. Sivjet në të do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi.

Ai do të prezantojë në konferencë qasjen e Kinës mbi sigurinë ndërkombëtare dhe çështje të bashkëpunimit në fushën e sigurisë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore