2016-2017,FMN ul parashikimin e rritjes ekonomike globale
  2016-04-13 11:32:32

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi të martën raportin e ri "Parashikimi për Ekonominë Botërore", në të cilin parashikimi për rritjen e ekonomisë ndërkombëtare në vitin 2016 është 3.2%, duke shënuar një ulje prej 0.2% krahasuar me parashikimin e janarit. Me ndikimin e tregjeve të reja dhe të ekonomive në zhvillim, parashikimi i rritjes ekonomike për vitin 2017 është 3.5%, ose 0.1% më i ulët se parashikimi i janarit.

Në raport thuhet se që nga janari i këtij viti, situata në tregun botëror të kapitalit është përkeqësuar, gjë që ka ndikuar në dobësimin e ekonomive të zhvilluara. Përveç kësaj, politikat rajonale, terrorizmi, kriza e refugjatëve etj kanë cënuar rritjen e ekonomisë globale. Duke u bazuar në këto faktorë, FNM-ja vendosi të ulë parashikimin e rritjes së ekonomisë botërore në një periudhë 2 vjeçare.

Në raportin e FMN-së parashikimi i rritjes ekonomike të Kinës është përkatësisht 6.5% dhe 6.2%, ose 0.2% më i lartë se parashikimi i muajit janar.