Kina planifikon një të ardhme të ndritur në futboll
  2016-04-12 11:14:05

Komisioni Kombëtar për Zhvillimin dhe Reformën i Kinës ka shpallur objektivin që ekipet vendëse të futbollit të arrijnë nivele të larta botërore deri në vitin 2050. Njoftimi i bërë të ditur të hënën përmban dhe planin në 3 faza të arritjes së këtij objektivi.

Në fazën e parë deri në vitin 2020 pritet që të krijohet infrastruktura e futbollit, si një bazë solide e këtij sporti në Kinë. Gjatë fazës së dytë, që përfshin periudhën 2021-2030 parashikohet që futbolli kinez të jetë në fokus të vendeve të interesuara për këtë sport. Ndërsa në fazën e tretë, që shtrihet në një periudhë 20 vjeçare parashikohet që Kina të realizojë objektivin për t'u ngjitur në majat e futbollit botëror. (Eda Merepeza)