SHBA, virusi "Zika" gjërësisht i përhapur
  2016-04-12 11:14:05

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë janë shprehur se përhapja e virusit "Zika" është më e gjërë se në fillim.

Zv/ drejtoresha e Qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve Dr. Anne Schuchat u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, se mushkonjat bartëse të virusit "Zika" janë prezente në më shumë shtete të SHBA-së, se sa mendohej.

" Dimë se virusi lidhet me një sërë komplikacionesh gjatë shtatëzanisë, jo vetëm mikrocefalia por edhe lindjet premature, raste verbimi dhe shumë probleme të tjera. Dimë gjithashtu se lëvizja e mushkonjës bartëse, që njihet si mushkonja egjiptiane Aedes është përhapur gjerësisht në shtetet kufitare me SHBA-në ."

Mikrocefalia është një simptomë e të porsalindurve me kokë të vogël dhe probleme zhvillimi. Brazili ka konfirmuar më shumë se 940 raste të mikrocefalisë dhe pjesa më e madhe e tyre konsiderohen si të lidhura me virusin "Zika" tek nënat. Autoritetet braziliane të shëndetësisë por hetojnë rreth 4300 raste të tjera, të dyshuara me mikrocefali.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar njerëzit që shkojnë në Brazil të marrin masa mbrojtëse, pasi ky vend amerikanojugor do të jetë mikrpitës i Lojrave Olimpike, në muajin gusht.(Raela)